Tomorri pezullohen tre lojtare protesta jashte stadiumit

Humbja që Tomorri pësoi 4-1 me Dinamon, ka revoltuar tifozët beratas, një grup i të cilëve janë mbledhur gjatë pasditen së të martës përpara stadiumit në shenjë proteste.
Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një mbledhje urgjente ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari I bashkisë së qytetit, Fadil Nasufi, I cili në cilësinë e presidentit ka analizuar shkaqet e humbjes.
Situata jashtë stadiumit ka qenë e tensionuar pasi sportëdashësit kanë shprehur dyshimet e tyre për trukimin e ndeshjes ndërsa janë afruar tek porta kryesore ku po zhvillohej mbledhja duke kërkuar dhe largimin e disa lojtarëve nga skuadra.
Në mbarim të mbledhjes, në një prononcim për mediat, mes të tjerave Nasufi konfirmoi largimin e mënjëhershëm të tre lojtarëve, Llani, Shameti dhe Çela.
Nga ana e tyre, ultrasit beratas janë shprehur mjaft të indinjuar dhe të zhgënjyer nga humbja në Tiranë ku kanë pohuar se veç pezullimit të tre lojtarëve, nëse nuk zbardhen shkaqet e vërteta të humbjes së fundjavës , ata do të pengojnë zhvillimin normal të stërvitjes si dhe do të kërkojnë largimin edhe të disa lojtarëve të tjerë.