Diskriminimi, vetëm 37% e të punësuarave gra
“Burri mban gruan dhe jo gruaja burrin”. Eshtë një nga shprehjet më të përdorura në Shqipëri.
E me gjithë emancipimin e shoqërisë, duket se pak gjë ka ndryshuar lidhur me punësimin e femrave. Ato zënë vetëm 37% të totalit të punësimeve. Të dhënat vijnë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas këtij dikasteri, diferenca mes meshkujve që punojnë dhe femrave është e madhe. Madje, gjatë gjithë këtyre viteve ky raport ka mbetur i njëjtë. Më e theksuar bëhet kjo diferencë në sektorin privat jo bujqësor, ku numri i femrave të punësuara zë vetëm 25% të totalit. Shifrat dëshmojnë për panoramën e qartë mbi mentalitetin që vazhdon të mbetet prezent. Sipas kësaj forme të të menduarit e jetuarit, shtylla e shtëpisë është gjithmonë burri, gruaja mund të rrijë edhe pa punuar gjithë jetën. Vetëm Tirana e ka kapërcyer atë, ndërsa për qytetet e tjera të vendit e për të mos folur më pas për zonat rurale, asgjë nuk ka ndryshuar. Por përpos një mentaliteti të tillë, një faktor tjetër që ndikon ndjeshëm në këtë “diskriminim” të femrës është edhe mungesa e tregut të punës dhe niveli i lartë i papunësisë, që ndjehet në të gjithë vendin. Sipas të dhënave, rezulton se 13.6 për qind e popullsisë është e papunë. Megjithatë, sipas Ministrisë së Punës, po merren masa për ta zbutur, si dhe për t’u ofruar grave mundësinë që të trajtohen njësoj si burrat. Strategjia e bërë tashmë publike, që pritet të përfundojë në vitin 2009, e ka përfshirë barazinë gjinore në tregun e punës si një prej prioriteteve. Synimet kryesore në këtë drejtim janë rritja e formimit profesional të tyre, si dhe mbështetja me të ardhura në rast papunësie. Gjithashtu janë parashikuar të ndiqen politika të veçanta për grupet e grave në nevojë. Për gratë kryefamiljare dhe viktimat e trafikut do të merren masa për sigurimin e formimit profesional pranë qendrave publike të këtij formimi, duke ia mundësuar falas këtë shërbim. Sipas Ministrisë së Punës, ky hap hidhet edhe për të parandaluar fenomenin e trafikimit. Sa i përket numrit të të punësuarve në vend, aktualisht numri i tyre arrin në 927 mijë persona.