Zgjedhjet, Prokuroria çon 22 komisionerë në gjykatë
Prokuroria e Vlorës dërgon në Gjykatë dosjen në ngarkim të 22 komisionerëve, të cilët manipuluan zgjedhjet e 18 shkurtit në Rrethin e Vlorës.
Qemal Biraku/ vlore
Gjithçka i referohet zgjedhjeve të zhvilluara në komunën Qendër, ku kandidonin Fredo Berberi i PBDNJ-së dhe Arben Avduli i PSD-së. Në atë kohë procesi i zgjedhjeve u denoncua për parregullsi nga njëri prej kandidatëve, që është edhe kryetari aktual i komunës Qendër, Fredo Berberi, ku pas rezultatit të parë të zgjedhjeve, dolën më shumë vota se votues të regjistruar në këtë zonë. Prokuroria nisi hetimin qysh në muajin shkurt të 2007, ndërsa vetëm tani ajo ka çuar çështjen në gjykatë dhe komisionerët do të përballen me togat e zeza. Janë në total 22 komisionerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, ndërsa mësohet se i përkasin forcës politike të PSD-së, në pjesën më të madhe të tyre dhe në atë kohë kanë përfaqësuar kandidatin e PSD-së Arben Avduli, të cilit i kishin dhe regjistruar votat më të mëdha. Zv.prokurori i Rrethit të Vlorës, Dorian Tafili ka konfirmuar se, janë tashmë për proces gjyqësor 22 komisionerë, emrat e të cilëve janë gjetur nga qendrat, që ata kanë përfaqësuar dhe njëkohësisht nga verifikimi i dokumenteve të procesit të votimit dhe procesverbaleve të ditës së votimit, të cilat iu vunë në dispozicion Prokurorisë pas kallëzimit të bërë nga Fredo Berberi, njëri nga kandidatët. Çështja i ka shkuar dje gjykatës dhe ata tashmë do të gjykohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.
Problemet me zgjedhjet
Komuna Qendër Vlorë është një nga njësitë më të mëdha administrative, të Republikës shtrihet në 12.000 ha ka një popullsi 18.000 banorë të shpërndarë në plot 11 fshatra, që mbledhin të gjithë kurorën e Vlorës. Fshatrat e njohura të kësaj komune janë Kanina, Çuherinë, Çerishtë, Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Oshtima, Panajasë, Narta dhe Bestrova. Në zgjedhjet e 18 shkurtit të vitit të kaluar fitues fillimisht u shpall kandidati i PSD-së, Arben Avduli. Pas ankimimit të bërë nga kandidati i PBDNJ-së, KQZ-ja mori vendimin për të përsëritur zgjedhjet në këtë komunë. Zgjedhjet u përsëritën në disa komuna, por në dy komunat Qendër dhe në Bushat zgjedhjet janë cilësuar si problematike. Por pas ripërsëritjes së zgjedhjeve në këtë komunë më 4 maj 2007, përsëri ka pasur probleme, ku kandidati kësaj radhe humbës, Avdyli ankimoi vendimin e KZQV-së për shpalljen fitues të Berberit. Kandidati social-demokrat kërkonte që KQZ-ja të realizonte rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të QV së nr. 4414. Këtë pretendim ankuesi e mbështet në faktet se numërimi i votave të QV nr.4414 është bërë në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. GNV nr. 1 gjatë numërimit të votave të QV-së nr. 4414, ka vlerësuar me shumicë votash si të vlefshme 200 fletë votimi, të cilat kanë qenë me vulën e kryetarit të KQV-së dhe bojë e përdorur për këtë vulë, të ndryshme nga ajo që ka përdorur KQV-ja ditën e votimit. Edhe pas ankesës së përfaqësuesit të Partisë Demokracia Sociale në lidhje me këtë fakt KQV ka vendosur të vazhdojë numërimin dhe vlerësimin e votave të QV-së nr. 4414. Vendimi për vazhdimin e numërimit të votave, sipas ankuesit është i pavlefshëm. pasi kanë votuar pro shtatë anëtarë të KZQV-së, ku njëri prej tyre është kunati i kandidatit Fredo Berberi, gjë e cila është në kundërshtim me nenin 40/2 dhe 44 pika 4 të Kodit zgjedhor, sipas të cilit vota e anëtarit që ka konflikt interesi nuk llogaritet në kuorum. Pas shqyrtimit të kërkesës nga ana e KQZ-së, u vendos rrëzimi i kërkesës, duke e cilësuar si të pabazuar në ligj, duke e shpallur fitues Berberin e PBDNJ-së.
Vlorë, nëntë muaj burg dy ish-komisionerëve
VLORE – Gjykata e Vlorës ka dënuar pak ditë më parë dy ish-komisionerë të zgjedhjeve lokale në këtë qark, të akuzuar nga Prokuroria për falsifikim të dokumenteve zgjedhore. Ata janë hetuar për disa muaj nga Prokuroria e qytetit të Vlorës, e cila ka gjetur prova dhe ka arritur të zbulojë falsifikimet e kryera nga dy ish-komisionerët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në zgjedhjet lokale të vitit 2007. Sipas burimeve zyrtare, pas përfundimit të hetimeve dosja penale u dërgua në gjykatë dhe duke u bazuar në veprimet që kishin kryer komisionerët, Prokuroria kërkoi dënimin e tyre me nga 9 muaj burg secili. Kërkesa e Prokurorisë u la në fuqi nga gjykata, e cila vlerësoi provat e mbledhura nga organi i akuzës dhe shpalli fajtorë dy ish-komisionerët e zgjedhjeve. Ndaj komisionerëve u caktua masa e dënimit me 9 muaj heqje lirie për secilin prej tyre. Ata mësohet se kanë qenë anëtarë të komisionit të votimit dhe anëtarë në komisionin e një zone zgjedhore në periferi të Vlorës. Lidhur me falsifikimet dhe abuzimet e kryera prej tyre, subjektet e dëmtuara kanë paraqitur kallëzim në Prokurori dhe organi i akuzës menjëherë ka nisur hetimet. Veç provave dhe dëshmive të mbledhura, ekspertimet shkencore mbi dokumentet false, kanë qenë faktet kryesore në mbështetje të akuzave për falsifikim. t.s
KQZ, Gjata: Vendimi është i vonuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeje nuk ka bërë ndonjë kallëzim penal ndaj komisionerëve, që administruan zgjedhjet në komunë Qendër të Vlorës. Sipas burimeve zyrtare pranë këtij institucioni, për këtë komunë edhe pse ka pasur shumë probleme në votimet e 18 shkurtit, ku është bllokuar votimi, për disa orë në disa prej qendrave të votimit, nuk u pa e arsyeshme ndjekja penale për komisionerët. Ndërsa është mësuar se për disa zona të tjera, ku u mbajtën votimet për pushtetin vendor, KQZ-ja ka marrë vendime për penalizime. Kreu i KQZ-së, Çlirim Gjata shprehet se, edhe për ne si KQZ është surprizë edhe për ne, sepse ky veprim është i vonuar pa një viti. “Ne kemi kërkuar bashkëpunim me prokurorinë, në rastin e zgjedhjeve penalizmi ose ndëshkimi vlera do të ishte në momentin që ndodh shkelja. Megjithatë, në rast se ndodh një gjë e tillë, si dhe ka raste të tilla më mirë vonë se sa kurrë”, thekson Gjata.