Tekstet mbeten në shtypshkronja
Duhet të ishin në librari që prej datës 1 gusht, por ende asnjë tekst shkollor nuk ka dalë në treg.
zirina llambro
Ndonëse Ministria e Arsimit ditë më parë i bëri apel nxënësve për t’i tërhequr herët tekstet shkollore nga libraritë, nuk ua ka dhënë këtë mundësi. Pronarët e librarive kanë përcjellë duarbosh prindërit, dhe nuk kanë asnjë ide se kur do të bëhet furnizimi me tekste prej shtëpive botuese. Ndërkaq, bëhet me dije se veç teksteve, nuk janë ende gati as faturat tatimore që duhet të shoqërojnë shitjen e librave. Prej tyre nxënësit do të përfitojnë kompensimin. Për të shmangur radhët pafund të një viti më parë, pronarët e librarive kërkojnë edhe ambientet e shkollave për tregtimin e teksteve. Ata sqarojnë se do të ishte në dobi të të gjitha palëve që të shfrytëzoheshin edhe këto ambiente. Disa ditë më parë shtëpitë botuese deklaruan se nuk janë gati për shpërndarjen e teksteve. Librat janë në fazën e shtypjes. Megjithatë ata premtojnë se ditën e parë të shkollës çdo nxënës do të pajiset me libra dhe faturë tatimore. Gjithsesi për t’i paraprirë kaosit të ngjashëm me shtatorin e shkuar MASH, u ka kërkuar prindërve që tërheqjen e paketave me libra të mos e lënë për ditët e fundit. Sipas burimeve nga ky dikaster brenda 20 ditëve të para të muajt gusht, librat do të jenë në të gjitha pikat e shitjes pranë shkollave, si dhe në librari. “Në të gjitha shkollat do të afishohet njoftimi për pikat e shitjes, lista e librave shkollore dhe botuesit e tyre. Këshillojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit të blejnë librat shkollorë duke filluar që nga muaji gusht për të evituar radhët në pikat e shitjes”,ka deklaruar disa ditë më parë MASH.
Kompensimi
Këtë vit nga kompensimi i teksteve shkollore do të përfitojnë vetëm nxënësit e arsimit 9-vjeçar. Prindërit që ndjekin këtë sistem duhet të tërheqin pas blerjes së librave faturën tatimore, që të mund të marrin kompensimin për librat që do të blejnë. Për herë të parë këtë vit do të përfitojnë edhe nxënësit e shkollave private. Sipas Ministrisë së Arsimit kjo do të çojë në hedhjen e një tjetër hapi, që synon trajtimin e barabartë nga ministria të sektorit publik e privat në arsim. Përqendrimi në arsimin bazë, i kompensimit të librit, por edhe burimeve njerëzore sipas Ministrisë së Arsimit do ta reduktojë në minimum nivelin e analfabetizmit në moshën e detyrimit shkollor, i cili sipas studimit të fundit, është 1.19% në rang vendi. Këtë vit fondi për kompensimin e librit shkollor, është 2.8 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar është më i lartë, ndërkohë që ky fond përqendrohet vetëm tek arsimi bazë dhe jo tek ai i mesëm.