E Hënë, 2 Nëntor 2026

Diskutohet Statusi i Dëshmorit

02/03/2005  Nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të diskutohet projektligji i paraqitur nga deputeti Alfred Cako, mbi statutin e Dëshmorëve të Atdheut. Sipas deputetit Alfred Cako, nuk është e drejtë që një pjese të popullsisë, që ka luftuar kundër pushtuesve, t'u hiqet e drejta për të marrë statusin e Dëshmorëve të Atdheut. Ndërsa është vlerësuar se, në projektligj nuk kërkohet faturë financiare, por vendosja në vendin e duhur të figurave që kanë luftuar për atdheun. Parimisht drafti është pranuar nga shumica e deputetëve të opozitës. Por Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur në një mbledhje të tij që të votojë kundër. Megjithatë, duket se do të jetë seanca e ditës së enjte, që do të vendosë përfundimisht mbi ndryshimet e kërkuara në statusin e Dëshmorit të Atdheut gjatë Luftës Nacional Çlirimtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›