E Hënë, 2 Nëntor 2026

Islami raporton në Kuvend

02/03/2005  Ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, është thirruar dje në një seancë informative për Kosovën nga deputetët e Komisionit të Jashtëm parlamentar. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por burime shprehen se, gjatë seancës së djeshme, është diskutuar mbi qëndrimet e qeverisë shqiptare për çështje që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës. Një tjetër çështje, që duket se i ka shqetësuar deputetët e Komisionit të Jashtëm, ka qenë dhe puna e trupit diplomatik shqiptar, lidhur me këtë çështje. Në fjalën e tij, ministri Islami ka informuar ligjvënësit shqiptar për evolucionin që ka pasur kjo çështje në institucionet ndërkombëtare, si dhe për rolin që ka luajtur qeveria shqiptare në bisedimet me këtë çështje. Gjithashtu mësohet se parlamentarët kanë këmbëngulur se roli i Shqipërisë në rajon duhet të jetë ai i ruajtjes së stabilitetit dhe të marrëdhënieve të mira. Kjo për vetë faktin se ruajtja e stabilitetit do të sjellë rritje të investimeve dhe të zhvillimit ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›