Olters, opozita ka propozime fiskale të rrezikshme

02/03/2005 Varianti fiskal i opozitës, i mbështetur në moton “të paguajmë të gjithë, të paguajmë më pak”, është komentuar dhe nga përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jan Peter Olters. “Disa propozime të mira dhe disa shumë të rrezikshme”, i ka quajtur Olters propozimet e bëra nga KOP-i. “Mund të them se disa janë propozime të mira për t’u diskutuar dhe disa janë me shumë rrezik për sistemin tatimor”, ka deklaruar përfaqësuesi i FMN–së, i pyetur mbi këtë çështje. Por, ndërkaq duket se dy variante politikash fiskale, kanë në bazë pozitivitetin që mund të vijë nga debati publik. “Por në fund të fundit, mund të thuhet se janë shumë të inkurajuar për të hapur një debat publik me seriozitetin për një sistem tatimor nga ana e ministrisë dhe politikanëve të tjerë”, ka deklaruar Jan Peter Olters. Por, ndërkaq, duket se përfaqësuesi i FMN-së është më tepër i interesuar që, qeveria, kushdoqoftë ajo, t’i qëndrojnë politikave fiskale që ruajnë targetet e vendosura deri tani. “Ne kemi të planifikuara të ardhurat, shpenzimet, investimet, deficitit buxhetor, efektet makro-ekonomikë për politikat fiskale”, ka kujtuar Olters. Ndërkaq për krahun e majtë, varianti i opozitës i ngjan më shumë premtimeve biblike se sa një drafti të zbatueshëm. “Ka një diskordancë shumë të madhe mes politikave tona dhe qeveria nuk e ka gjetur të arsyeshme të hyjë në debatin publik”, ka thënë Dritan Shano, zv.ministër i Financave. Sipas Shanos, premtimet e opozitës janë pa vend dhe thjesht elektorale. Kur dikush del dhe bën premtime të përmasave biblike, duke ulur taksat 50 për qind, kjo do të thotë se do konvertohet në minus miliard lekë në buxhet”, ka kujtuar Shano. Kështu premtimet për regjistrimin e 1.5 milionë tatim-paguesve, kur janë vetëm 50 mijë, përjashtimi nga taksat për biznesin tre vjet si dhe uljen e tatim-fitimit, Shano i ka quajtur premtime pa baza. “Premtimi për të hequr taksat për tre vjet është një deformim imediat i konkurrencës në treg, se ata që do hyjnë të rinj do të jenë shumë më të avantazhuar nga ata që janë aktualisht”, ka kundërshtuar Dritan Shano, propozimet e opozitës. Sipas zv.ministrit Dritan Shano, qeveria e ka shprehur vullnetin e vet nëpërmjet një politike për informatizim, automatizim të sistemeve të thesarit të buxhetit të doganës dhe tatimeve, për të ulur kontaktin e inspektorit tatimor dhe doganor, për të ulur mundësinë për të krijuar evazion apo korrupsion, për të krijuar një sistem fiskal stabël, që është dhe garancia më e madhe që kërkon çdo investitor i huaj apo vendës. “Këto janë politika që reduktojnë ekonominë informale për një periudhë tjetër 5–6-vjeçare, që shqiptarët të gdhihen dyfish më të pasur se sa janë sot”, ka deklaruar Dritan Shano. Kështu, duket se Ministria e Financave do të presë edhe pak për të treguar strategjnë e vet mbi të ardhmen e politikave fiskale, ndërkohë që duket se nuk mungojnë shigjetimet për variantin e krahut tjetër. “Ne do të jemi më të hapur me publikun kur të vijë momenti për të treguar strategjinë tonë të shëndoshë dhe solide”, ka thënë Shano gjatë konferencës.
Qeveria e ardhshme do të ketë reduktime ministrish
Qeveria e ardhshme në rast se do të krijohet nga socialistët, mund të ketë disa ministri më pak. Zv.ministrja Berberi, tregoi se një grup pune brenda qeverisë po bashkëpunon me BB-në për të parë mundësinë e një ristrukturimi të qeverisë dhe të ministrive brenda saj. “Një grup ekspertësh ka filluar prej një muaji punën për të vlerësuar organizimin e katër ministrive më të rëndësishme, e cila do të shoqërohet edhe me përmirësime strukturore brenda ministrive, me propozime për të riorganizuar sistemin e ministrive”, ka deklaruar Berberi. Duket se varianti i opozitës dhe propozimet për shkurtime administrative, duke kursyer miliarda lekë, kanë futur në punë dhe qeverinë. Por duket se, sipas llogaritjeve të saj, ajo që mund të përfitohet nuk është më shumë se sa 300 milionë lekë. “Ajo që kursehet në të vërtetë nga e gjitha kjo politikë e organizimit, nuk konvertohet më shumë se në 200 apo 300 milionë lekë dhe që ka të bëjë me shkurtimin e pagave të personelit administrativ”, ka deklaruar Berberi. Zv.ministrja e Financave e ka quajtur të pamundur kursimin e 5 miliardë lekëve nga shkurtimi i katër ministrive. “Po të nisemi nga sofizma, sipas të cilave vetëm nga shkurtimi i katër ministrive buxheti fiton 5 miliardë lekë, unë do të doja t’ju thoja se në këtë 5 miliardë lekë shpenzime të aparatit administrativ nga këto ministri, janë 150–200 milionë lekë”, ka deklaruar Berberi. Sipas Adriana Berberit, shkurtim i ministrive nuk do të thotë dhe shkurtim i shërbimeve, politikave, funksioneve që u ofrojnë publikut.