FMN, 3 vitet e fundit në Shqipëri

02/03/2005 Mbaroi koha e kredive të buta, tani kreditë me interesa komercialë
FMN-ja do të kalojë tre vitet e fundit në Shqipëri. Qeveria ka qenë e interesuar të zgjasë edhe tre vjet bashkëpunimin me FMN-në, duke përfituar nga garancia që jep ky institucion në sytë e ndërkombëtarëve në një moment delikat, siç është ai i marrëveshjes së Asociim–Stabilizimit. “Ata janë shumë sensitivë ndaj këtij fakti dhe qeveria nuk vendosi thjeshtë t’i jepte dorën FMN-së dhe t’i thoshte mirupafshim, por është e vendosur të thellojë këtë bashkëpunim”, ka deklaruar gjatë konferencës zv.ministri i Financave, Dritan Shano, duke kujtuar se ky moment mund të kishte qenë këtë vit dhe, në qershor Qeveria dhe FMN-ja mund të ishin ndarë duke falenderuar njëra-tjetrën për bashkëpunimin. “Kjo marrëveshje do të jetë strategjia për t’u shkëputur përfundimisht nga fondi, me dëshirën e mirë të fondit dhe të qeverisë shqiptare”, ka deklaruar Dritan Shano. Numri 2 i Financave ka pranuar se prania e një misioni FMN-je në vend gjatë kësaj kohe është një garanci më tepër, që qeveria ofron për BE-në në këtë proces. “Në këtë program, ne do të tregojmë nevojën që kemi për një certifikim të këtij vullneti të qeverisë, sidomos tani në kuadrin e procesit të Stabilizim-Asociimit”, ka deklaruar Shano. E gjitha kjo është materializuar në një kërkesë që qeveria i ka dërguar FMN-së për të shtyrë edhe tre vjet aftin e bashkëpunimit me një program tjetër, por që, në fakt, do të ketë kushte të reja. “Mendimi për një program shtesë është vendim i qeverisë, në këtë moment FMN-ja ka bërë të ditur se qeveria shqiptare mund të aplikojë, ne tani do të fillojmë të diskutojmë për bashkëpunimin në të ardhmen”, ka deklaruar Jan Peter Olters, Përfaqësues i Përhershëm i FMN–së në Shqipëri. Olters bëri të ditur se, marrëveshja ishte akoma në proces dhe detajet në lidhje me këtë hap do të bëheshin të njohura më vonë. Kështu nuk mund të thuhet se sa do të jetë kredia që do të përfitojë Shqipëria në këtë trevjeçar, por një gjë është e sigurtë, kreditë do të jenë me interesa komercialë. Koha e interesave koncensionare ka mbaruar dhe mendon se të gjitha marrëveshjet e tjera, me përjashtim të programit PRGF, do të ketë interesa komerciale. “Të gjitha programet e tjera, në të ardhmen njëvjeçare apo trevjeçare janë programe me interesa komerciale të kredive”, ka deklaruar Olters. Ndërkaq, FMN-ja ka bërë të njohur se, Bordi miratoi kërkesën për zgjatjen e programit nga data 20 qershor 2005 deri më 20 nëntor 2005. Vendimi i Bordit i mundëson Shqipërisë të tërheqë një shumë prej 6.1 milionë USD, që e çon shumën totale të lëvrimit në kuadër të programit në 36.5 milionë USD. Marrëveshja trevjeçare e PRGF-së u aprovua më 21 qershor 2002, për një total prej 28 milionë SDR (rreth 42.7 milionë USD). Huatë e PRGF-së kanë një interes vjetor prej 0.5 për qind dhe janë të pagueshme për 10 vjet, me një periudhë faljeje për pagesat e principalit prej 5 vjet e gjysmë.
TVSH e përshkallëzuar. Olters, jemi kundër
FMN-ja është në mënyrë kategorike kundër përshkallëzimit ose uljes së TVSH–së. Përfaqësuesi i FMN–së në Tiranë, Olters, i pyetur në lidhje me çështjet për të cilat ka qenë i detyruar të kritikojë Tiranën zyrtare, ka kujtuar rastin e TVSH–së. ”Ne kemi kundërshtuar një sistem tatimor të shkallëzuar, që me gjithë përpjekjet përbën një rrezik të madh për sistemin tatimor dhe integritetin e tij”. Kjo ka qenë dhe një nga propozimet e rrezikshme të KOP-it, të cilët në variantin e tyre kanë kërkuar një përshkallëzim të TVSH–së në nivelin e mesatares së Rajonit dhe më pas një ulje të TVSH–së. “Ky ishtë një mendim që ne e kemi diskutuar me ministrinë dhe publikun, e ky mendim nuk ka ndryshuar”, ka thënë Olters. Ndërkaq lidhur me çështjen e TVSH–së, një prej anëtarëve të KOP–it, Albert Gajo, bën të ditur se i vetmi motiv për të cilin FMN-ja ka qenë kundër, ka qenë paaftësia e administratës tatimore për të mbledhur një TVSH të përshkallëzuar. “Argumenti i dhënë nga FMN-ja për TVSH–në e shkallëzuar ka qenë se administrata tatimore nuk ka qenë e aftë të përballojë mbledhjen e TVSH-së së përshkallëzuar dhe se ky proces kërkon një specializim të thellë të punonjësve të sistemit tatimor”, ka deklaruar Albert Gajo, në lidhje me këtë çështje. Kështu duket se sistemi tatimor ka përbërë pjesën më të madhe të diskutimit mes FMN-në e Qeverisë, dhe duket se rritja e performancës së mbledhjes së të ardhurave, ka qenë një nga detyrat e lëna prej FMN–së. “Në diskutimet që ne kemi patur me Qeverinë, sfida kryesore është në zbatimin e ligjit në sistemin tatimor”, ka kujtuar Olters. Sipas përfaqësuesit të FMN–së, ka patur vështirësinë në realizimin e të ardhurave në sistemin tatimor, në lidhje me kapacitetin që kishte kjo administratë. “Ka patur vend për më shumë punë, edhe pse është shumë e vështirë dhe duhet thënë se rezultati i 2004-ës është më pozitiv se i dy viteve të tjera”, ka deklaruar përfaqësuesi i FMN-së. Sipas Olters, suksesi i tatimorëve është shumë i rëndësishëm për të realizuar investimet publike dhe e rëndësishme për të patur një sistem tatimor me shumë integritet.
TVSH në Shqipëri, 20 për qind
TVSH në Rajon, mesatarja 17 për qind
Të ardhurat nga TVSH-ja në raport me PBB
Shqipëria 7 për qind të PBB
Turqia 7.8 për qind
Kosova 13 për qind
Italia 6.2 për qind
Spanja 6 për qind
Mesatarja OECD 6.9 për qind
Pronat, hapet fondi në 2005
Buxheti i 2005-ës do të ketë të hapur një fond për kompensimin e ish-pronarëve. Zv.ministrja e Financave, Adriana Berberi, ka bërë të ditur se të dy komponentët që kërkojnë zbatimin e këtij ligji, struktura dhe fondi, tashmë janë vënë në vijë. “Në Buxhetin e 2005-ës është parashikuar një fond i caktuar për të gjeneruar mundësitë e kompensimit dhe, në vitet që vazhdojnë flitet që ky fond do të jetë i mjaftueshëm për të kompensuar të gjithë ish-pronarët”, ka deklaruar Adriana Berberi. Për zv.ministren e Financave, ky fond quhet i mjaftueshëm, sepse vetë mënyra e konceptimit të ligjit, ka përcaktuar disa faza të kompensimit të ish-pronarëve, deri në momentin kur evidentohet mungesa fizike e tokës. “Në negociatat e fundit me BE-në u kërkua që të jetë prioritet, nuk ishte problemi financiar dhe as ai i strukturave, por i informacionit dhe vetë fillimi i procesit të njohjes dhe kompensimit me gjithë procesin e njohjes në zyrën e pasurive dhe të trajtimit të tyre”, u shpreh Berberi. Kështu duket se komponenti që ka të bëjë me përgatitjen e infrastrukturës, ka filluar dhe po përfundon përgatitja e strukturës në çdo rreth. “Në komponentin e krijimit të strukturës së nevojshme, sipas kërkesës që ka ligi dhe, mund të them se tashmë, kjo strukturë është e miratuar dhe rreth 160 veta nga qendra deri në rrethe do të funksionojë për të bërë implementimin e ligjit”, ka deklaruar Berberi. Pjesa e dytë që ka të bëjë me problemin financiar është angazhimi i një fondi, i gatshëm për kompensimin e ish-pronarëve. “Kemi krijuar fondin e nevojshëm, që do të shërbejë si element i shpërblimit të ish-pronarëve, në rastin kur fizikisht ata nuk do të marrin tokën për shkak të mungesës fizike të tokës”.