Durrës, shpërthim tritoli në banesë, s’ka të lënduar
DURRËS - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen 13, në plazhin e Durrësit. Një banesë njëkatëshe është shkatërruar krejtësisht nga shpërthimi i një sasie tritoli.
Mësohet se shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar, pasi pronarët e banesës janë emigrantë në Itali. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe autorët e saj.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë të ditur se ngjarja është përsëritur edhe dy javë më parë, kur persona të panjohur shpërthyen portën hyrëse të banesës së familjes Kajana, pranë rrugës së ndërmarrjes së ish-Frigoriferit, në Durrës.
(er.nu/BalkanWeb)