Dita e Europes 2011 - Shqiperia rruga e mundimshme drejt integrimit

Ne mesazhin qe Stefan Fuumlle komisioneri i BE per zgjerimin dhe fqinjesine e mire i drejton shqiptareve sot ne Diten e Europes ai permend deklaraten e burrit francez te shtetit Robert Schuman 61 vite me pare me 9 maj 1950 ku ai thekson se BE nuk do te ndertohet menjehere ne cast por ne menyre graduale permes nje procesi bashkepunimi te bazuar ne vlera qellime dhe parime te perbashketa. Duke shprehur kenaqesine qe edhe Shqiperia eshte pjese e ketij procesi Stefan Fuumlle ne mesazhin e tij te sotem rikonfirmon zotimin per te bashkepunuar me Shqiperine per realizimin e vizionit te Robert Schuman-it ve ne dukje ai.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stefan Fle komisioneri i BE per zgjerimin dhe fqinjesine e mire
Ambasadori i delegacionit te BE ne Tirane Ettore Sequi thote per programin shqip te DW se Dita e Europes eshte dita e zotimeve te BE ndaj vendeve qe aspirojne anetaresimin dhe njeherazi e ketyre vendeve ndaj BE per te arritur vlerat dhe respektuar parimet europiane. Sot eshte ditelindja e Europes por ne te njejten kohe eshte edhe dita e zotimeve te atyre vendeve qe aspirojne ne fund te fundit te behen anetare te BE. Sot eshte nje dite kur ne europianet riafirmojme vlerat tona te perbashketa vlerat qe ndajme mes nesh. Besoj dhe jam i sigurte qe Dita e Europes perceptohet keshtu edhe nga shqiptaret qe aspirojne te behen pjese e BE. Procesi i integrimit eshte nje proces qe perfshin gjithe vendin nje proces ku BE eshte i gatshem te ndihmoje por ne fund te fundit pergjegjesia i perket Shqiperise shqiptareve thote ambasadori i BE ne Tirane Etore Sequi.
Ku eshte Shqiperia me procesin e integrimit europian ne Diten e Europes 2011
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gledis Gjipali Drejtor Ekzekutiv i rrjetit te organizatave jo fitrimprurese Levizja Europiane
Vetedija e pergjegjesise se shqiptareve se ecuria e procesit te integrimit europian varet ne rradhe te pare nga vete ata nuk paraqitet e njetrajtshme por me drite dhe hije. Gledis Gjipali Drejtor Ekzekutiv ne Shqiperi i rrjetit te organizatave jo fitrimprurese Levizja Europianeme qender ne Bruksel thote per programim shqip te DW se nje arritje e madhe ne kete proces eshte liberalizimi i vizave Tashme shqiptaret jane te lire per te udhetuar pa viza ne hapesiren Schengen. Shqiptaret jane treguar shume te pergjegjshem e kane shfrytezuar brenda rregullores se BE kete mundesi madje jane qytetaret qe respektojne kete rregullore me mire se vendet e tjera se Maqedonia Serbia apo Bosnja ku ka kerkesa per azil politik ne vendet e BE nderkohe qe shqiptaret nuk jane perfshire ne nje fenomen te tille thote Gledis Gjipali.
Por nga ana tjeter ka edhe zhvillime qe nuk cojne perpara procesin. Keshtu kriza politike dhe mungesa e dialogut mes maxhorances dhe opozites ka bllokuar realizimin e reformave te kerkuara nga BE per te shenuar progress ne procesin e integrimit europian te Shqiperise. Cilesimi i zgjedhjeve lokale qe u zhvilluan dje te lira te ndershme dhe ne perputhje me standartet nderkombetare eshte nje shans me shume qe BE ti hape Shqiperise driten e gjelber per te marre ne konsiderate aplikimin e sivjetem per statusin e vendit kandidat per anetaresim aplikim qe nuk u pranua vitin e kaluar per shkak te krizes politike.
Klishe shqiptare lidhur me procesin e anetaresimit ne BE
Bildunterschrift
Ne vetedijen e pergjegjesise se vete shqiptareve per progres apo mbetje ne vend te procesit te integrimit europian te Shqiperise luajne rol negativ perceptime te gabuara apo klishe lidhur me procesin e integrimit. Ka nje iluzion te krijuar sikur BE apo vende te vecanta te tij e duan shume Shqiperine i duam shume shqiptaret pa ndonje baze racionale. Sipas kesaj klisheje integrimi ne BE eshte thjesht ceshtje kohe pra kur te vije koha ai do te ndodhe. Kjo eshte nje nga klishete me te perhapura sipas te ciles Shqiperia i duhet Europes dhe prandaj nuk mund ta lere ate jashte.
Kjo klishe eshte pasoje e mungeses se informacionit dhe te kuptuarit te mesazhit te njohur tanime te BE te perseritur edhe sot ne diten e Europes se integrimi eshte pergjegjesi e vete shqiptareve dhe se BE do te mbaje zotimin per ta ndihmuar dhe per ta bere pjese te tij kur Shqiperia ta meritoje.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Angjelina Verbica