Vazhdon procesi i numerimit te votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve selite kryesore te politikes ekipi i vezhguesve nderkombetare dhe monitoruesit vendore jane fokusuar tek procesi i numerimit te votave. Pervec ndonje komune a bashkie me numer te paket banoresh per qytetet e medha e sidomos Tiranen nxjerrja e nje rezultati perfundimtar per kandidatet dhe per subjektet politike do te kerkoje ende dite. Por gjithsesi aktualisht kane nisur te behen vleresime mbi ate qe ndodhi me 8 maj duke e krahasuar edhe me zgjedhjet e kaluara vendore te para kater viteve ose nga ato te pergjithshme qe u mbajten para dy vjetesh.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Analisti Lufti Dervishi
Per analistin Lufti Dervishi votimet lokale te 8 majit do te mbahen mend per pjesemarrjen e larte te qytetareve ne kete proces. Me matematike te thjeshte sipas tij po te kemi parasysh se rreth 30 perqind e banoreve te Shqiperise jane ne emigracion atehere realisht kemi rreth 80 perqind te gjithe atyre qe jetojne ketu te cilet kane shkuar tek kutite te dielen. Kjo eshte qytetari dhe deshire qe demokracia te sendertohet me vote thote Dervishi per DW. Cka deshmon se qytetaret shqiptare moren ne 8 maj noten 10. Tani eshte koha qe do te vendoset nota per partite politike te cilat jane 100 per qind pergjegjese per administrimin e procesit te numerimit. Eumlshte nje votim kompleks qe kerkon nje analize komplekse. Ajo per te cilen ka nevoje vendi eshte nevoja per nje lidership te forte dhe te qarte te partive politike per te kuptuar qe mbi interesat momentiale partiake jane interesat e vendit.
Zgjedhjet sinjal ne procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat
Sipas Lutfi Dervishit keto zgjedhje te cilat nuk kane mbaruar ende perbejne nje sinjal shume te rendesishem qe Shqiperia mund te dergoje ne Bruksel. Pas ketij sinjali eshte hapi tjeter i munguar i dialogut politik mes PD-se si forca kryesore e mazhorances dhe PS-se si partia me e madhe e opozites. Hapi shoqerues eshte realizmi i reformave pa te cilat nuk mund te kete asnje arritje ne finish ne integrimin e vendit ne BE thote Dervishi per DW.
Ne kuadrin e nje realiteti te ri partite politike duhet te ulen dhe duhet te caktojne axhenden per vitin e ardhshem apo per dy vitet e ardhshme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mero Baze drejtor e se perditshmes TEMA
Per drejtorin e te perditshmes TEMA Mero Baze votimeve te se dieles i parapriu fushata me e eger dhe e tensionuar qe pas zgjedhjeve te vitit 1997. Ky tension nuk ishte sipas tij pjese e atmosferes ne publikun e gjere por si pasoje e lidereve politike ne ato qe konsiderohen si bastione te tyre. Mero Baze mendon se votimet ishin me te qeta se fushata edhe per presionin e jashtezakonshem te nderkombetareve te cilet me vajtjet e ardhjet e tyre ne Shqiperi me deklarata e apele te drejteperdrejta demotivuan klasen politike dhe segmente ekstreme.
Tani qe ka nisur procesi i numerimit shikojme nje qetesim te situates nje kosolidim te pervojes per procesin e numerimit te votave. Kemi krijimin e nje tradite mendoj te mire te numerimit te votave qe i lene kohe emocioneve pozitive te fituesve dhe emocionet negative te humbesve u japin si te thuash kohen e duhur per ta pranuar rezultatin pak nga pak ata qe humbasin dhe ata qe fitojne.
Nga rezultatet paraprake sipas drejtorit te TEMA-s shikohet se shoqeria shqiptare nuk eshte e ndare por ajo ka folur qarte. Ajo qe karakterizon seriozisht procesin ka qene ruajtja me cdo kosto e te ashtuquajtuarave bastione partiake te cilat per pak sa nuk njollosen imazhin e ketyre zgjedhjeve. Duke na dhene nje fushate te shemtuar por rezultat te kenaqshem thote per DW Mero Baze.
Autor Arben Muka
Redaktoi Angjelina Verbica