Shërbimi Social: 41 OJF të paligjshme
Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço, i bën apel 41 organizatave jofitimprurëse (OJF) që operojnë në fushën e shërbimeve sociale, të licencohen sa më parë në mënyrë që të ofrojnë shërbimin e tyre për kategoritë në nevojë konform ligjit.
Nga kontrollet e ushtruara nga Shërbimi Social Shtetëror, drejtori Naço bën të ditur se në të gjithë vendin janë evidentuar 41 OJF ende të palicencuara, të cilat ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e shtetit.
"I drejtohem të gjitha OJF-ve që ushtrojnë aktivitet në fushën e shërbimeve sociale dhe mbështesin grupet vulnerabël konform legjislacionit, të përmbushin të gjitha detyrimet dhe procedurat që përfshihen në procesin e licencimit, me qëllim që të legalizojnë aktivitetin e tyre", shprehet Naço.
Ai sqaron se të gjitha këto OJF duhet të pajisen me licencat përkatëse, pasi vazhdimi i aktivitetit, në kushtet e mungesës së këtij dokumenti, përbën shkelje ligjore dhe Organet e Inspektimit të Shërbimit Social janë të detyruara të pezullojnë aktivitetin e OJF-ve të palicencuara si të paligjshëm.
Në një VKM të vitit 2005 për "Licencimin e ofruesve të përkujdesit shoqëror", thuhet se: personat juridikë, privatë dhe publikë, që ofrojnë shërbime të përkujdesjes shoqërore, pajisen me licencë të veçantë nga MPCSSHB. Po ashtu, në kushtet kur aktiviteti social është i palicencuar, është parashikuar shpërndarja e OJF-ve që ofrojnë shërbime sociale. Në raste të tilla, Shërbimi Social Shtetëror e ka për detyrë t‘i kërkojë gjykatës prishjen dhe shpërndarjen e OJF-ve të palicencuara, apo atyre të cilat nuk e kanë rinovuar licencën. Drejtori i SHSSH-së, në apelin drejtuar organizatave jofitimprurëse, nuk anashkalon faktin e bashkëpunimit efikas të deritanishëm. Në këtë kuadër, ai vlerëson mjaft ndihmesën që këto subjekte private ofrojnë për kategoritë në nevojë, fëmijë jetimë e të braktisur nga familje të varfra dhe me probleme shoqërore, persona me aftësi të kufizuar, të moshuar, persona në varësi të lëndëve narkotike dhe alkoolit, viktima të trafikimit dhe dhunës në familje, etj.
Por që bashkëpunimi të jetë sa më i rregullt dhe në shërbim të kategorive në nevojë, sidomos tani në periudhën e kalimit të institucioneve rezidenciale të përkujdesit shoqëror në përgjegjësi të qeverisjes vendore, shërbimi i ofruar duhet të jetë ligjor dhe i kontrolluar. Në të kundërt, drejtori Naço rithekson faktin se propozimi për mbylljen e OJF-ve të palicencuara nga ana e SHSSH do të jetë i pashmangshëm.