Napoli konfirmon Rejan në pankinë
Nuk ka asnjë ndryshim trajneri: te Napoli do të qëndrojë Edi Reja. Vendimi është marrë pasditen e djeshme nga klubi napolitan, pas një takimi mes drejtorit të përgjithshëm, Pierpaolo Marino dhe trajnerit. Reja është i bindur se mund ta zgjidhë situatën dhe se mund ta shpëtojë Napolin nga ky moment kaq delikat (dy pikë në 9 ndeshjet e fundit). Trajneri i është rifutur menjëherë punës dhe është i gatshëm të drejtojë seancat stërvitore të skuadrës, pas asaj humbjeje të dhimbshme në shtëpi me rezultatin 2-0 ndaj Lacios.