E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, dy transplante veshke më 26 mars

Transplanti i veshkave do të realizohet brenda muajit mars. Lajmi i mirë vjen nga Ministria e Shëndetësisë. Dy do të jenë pacientet të/////// cilat do të hyjnë në historinë e shëndetësisë shqiptare,/////// të dyja femra, të dyja të reja në moshë. Një vajzë 18-vjeçare dhe një tjetër 24 vjeçe do të jenë pacientet e para që do të kryejnë transplant në një spital publik në Shqipëri, tek "Nënë Tereza", nga mjekë vendas me asistencën e mjekëve italianë. Dhurueset e veshkës për të dyja vajzat janë prindërit, të cilët, sipas analizave, kanë rezultuar të jenë të përshtatshëm, në përfundimet e analizave të kryera më parë. Tashmë salla është gati, mjekët janë të trajnuar, stafi i cili do të punojë për këtë ndërhyrje të vështirë është përcaktuar. Data se kur do të realizohet transplanti i veshkave është kërkuar të jetë 26 marsi. Salla është gati, mjekët po ashtu, dhuruesit e veshkave tashmë janë gjetur. Ajo që pritet është vetëm një pajisje e specializuar për të kryer funksione të veçanta dhe tepër të rëndësishme për periudhën pas transplantit. Kujdesi që nevojitet në këtë periudhë është më i madh dhe më i vështirë edhe se vetë operacioni. Tashmë, specialistët të cilët u përzgjodhën nga Komuniteti Evropian, për "kujdestarë" të këtij projekti pritet të mbërrijnë me aparaturën pak ditë para realizimit të ndërhyrjes. Operacionet do të jenë falas dhe do të mundësohen nga projekti i Komunitetit Evropian, Interreg III në bashkëpunim me rajonin e Pulias. Shërbimi i Nefrologjisë në Qendrën Spitalore ka ngritur prej disa muajsh grupet e punës për realizimin e zbatimit të transplantit. Është përgatitur Laboratori i Imunologjisë, si dhe ai i Virologjisë e Bakterologjisë, për krijimin e kushteve të përshtatshme në mbrojtjen e pacientëve nga infeksionet. Komuniteti Evropian çeli fondin prej 7 milionë eurosh, për trajnimin, kualifikimin e mjekëve, blerjen e aparaturave, ngritjen e infrastrukturës për realizimin e transplantit të veshkave në vendin tonë. Pjesë e projektit, të ndarë në tri faza, ishte edhe vendosja e mamografive, ekografive, aparatura të tjera për ekzaminimin e tumoreve të sferës femërore, si tumori i qafës së mitrës, kanceri i gjirit. Të gjitha mamografitë, ekografitë, pajisjet ekzaminuese, u blenë nga projekti, u vendosën në spitalet e Vlorës, Shkodrës, Durrësit dhe Tiranës. Për të përdorur këto aparatura, veç mjekëve u specializuan edhe teknikë, të cilët në rast defekti, duhet të rregullonin pajisjen.

Aparaturat e sjella në Shqipëri ishin të teknologjisë së fundit, pajisje të firmave të njohura. Ndër 40 pajisje të tilla që ndodhen në të gjithë territorin e Italisë, gjenden vetëm 10 të ngjashme me ato të Shqipërisë, pjesa tjetër janë të një teknologjie me të vjetër. Brenda dy viteve, këto aparatura, u blenë, u montuan dhe u vendosën në katër qytete të vendit.

Brenda një periudhe njëvjeçare u ekzaminuan falas më shumë se 10 mijë femra në të gjithë vendin, nga të cilat një pjesë e mirë u konstatuan me probleme, në fazat e para. Nga këto ekzaminime ato arritën të trajtoheshin në kohën e duhur, duke mos rrezikuar më pas jetën, si pasojë e avancimit të sëmundjes dhe moskapjes në çastin e nevojshëm për trajtim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›