Flet kryetari i shoqatës “9 janari” Nikollë Mhillaj

15/03/2005 “Ministria e Rendit, Mbrojtjes dhe Transportit në gjyq, nuk deshën të shpëtonin të afërmit tanë
Kanë kaluar 14 muaj nga tragjedia, dhe ende nuk është saktësuar se cilët ishin personat direkt që e shkaktuan tragjedinë, kush ishte dhe përse ishte i interesuar që ato skafe me fëmijët tanë të mos ktheheshin në breg? Përse duhet të kalonin 17 orë për të filluar operacionin e shpëtimit të tyre? Përse doli ajo deklaratë e papërgjegjshme nga Ministria e Rendit se në det ka vetëm një gomone, në bordin e së cilës ndodheshin vetëm dy skafistë që transportonin drogë?
SHKODËR – Të afërmit e viktimave të tragjedisë detare të 9 janarit 2004, kërcënojnë të hedhin në gjyq tre ministritë, të Rendit, Mbrojtjes e Transportit, për neglizhencë në operacionin e kërkim shpëtimit. Ky deklarim vjenë vetëm dy ditë pasi në Shkodër, u krijua shoqata e të mbyturve të 9 janarit të vitit që shkoi.
Krijimi i kësaj shoqate me emrin e datës së tragjedisë, “9 Janar” u arrit pas 14 muaj përpjekjesh të dështuara të familjarëve dhe të afërmve të viktimave të tragjedisë së Vlorës, për zbardhjen e saj. Sipas një interviste për gazetën “Metropol”, të Nikollë Mhillaj, kryetarit të shoqatës, mësohet se krijimi i saj u bë mëse e domosdoshëm, për vetë faktin se drejtësia shqiptare nuk arriti që të zbardhë shkaqet dhe arsyet e tragjedisë.
Cili është qëllimi i krijimit të shoqatës suaj?
Duke parë vijueshmërinë e ngjarjeve që nga nata e 9 janarit 2004, kur ndodhi tragjedia e deri në ditët e sotme, pra përreth 14 muaj, është vënë re se askush nga shteti nuk ka qenë i predispozuar për ta zbardhur të vërtetën e tragjedisë deri në fund, askush nuk e mësoi të vërtetën e saktë për ngjarjen e asaj nate. Seancat gjyqësore të zhvilluara qoftë në Vlorë, qoftë në Tiranë, lanë shumë për të dëshiruar në lidhje me zbardhjen e së vërtetës së kësaj tragjedie. Prandaj dhe ishim të detyruar në një farë mase për krijimin e kësaj shoqate në mënyrë që të jemi më të fortë të gjithë së bashku për të ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe po qe nevoja, në rast se nuk arrijmë në ndonjë përfundim konkret, çështjen do ta dërgojmë në Gjykatën e Strasburgut.
Sipas jush, çfarë ka mbetur pa u zbardhur nga seancat gjyqësore që keni zhvilluar?
Besoj se shumë gjëra. Kanë kaluar 14 muaj nga tragjedia dhe ende nuk është saktësuar se cilët ishin personat direkt, që e shkaktuan tragjedinë, kush ishte dhe përse ishte i interesuar që ato skafe me fëmijët tanë të mos ktheheshin në breg? Përse duhet të kalonin 17 orë për të filluar operacionin e shpëtimit të tyre? Përse doli ajo deklaratë e papërgjegjshme nga Ministria e Rendit se në det ka vetëm një gomone, në bordin e së cilës ndodheshin vetëm dy skafistë, që transportonin drogë? Janë pikërisht këto pyetje që mbetën pa u zbardhur gjatë seancave gjyqësore që janë zhvilluar.
Pra, ju mendoni se shteti kishte mundësi që t’i shpëtonte të afërmit tuaj?
Sigurisht, në qoftë se do të kishin ndërhyrë në kohën e duhur. Por kjo nuk është sqaruar siç duhet. Për këtë ekzistojnë dy mundësi, e para, ose trupat e emergjencave të tilla që ka shteti ynë janë të papërgatitura dhe e dyta, ose dikush ka qenë i interesuar që gomonia me njerëz të mos kthehej më. Kjo e fundit ka më tepër mundësi, pasi tashmë është e ditur se atë natë pranë tyre kanë kaluar tri anije të mëdha, që, po të ishin lajmëruar nga shteti për të ndihmuar fatkeqët, me siguri që sot do të ishin të gjallë. Kalimi i këtyre anijeve hedh poshtë edhe justifikimin se deti ishte i trazuar dhe nuk kishin mundësi për t’i arritur. Përse anijet e huaja e përballuan detin e tonat jo? Shoqata jonë bën fajtorë të tragjedisë tri inistri: të Rendit, të Mbrojtjes dhe të Transportit, që nuk u kërkoi ndihmë mjeteve të huaja për të dhënë ndihmën e duhur. Me këto ministri ne do të bëjmë gjyq derisa të dalë e vërteta deri në fund.