E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës shtyn një ditë kampionatin

 

Ndeshjet e kampionatit shqiptar, të programuara për të shtunën në orën 15:00, do të zhvillohen ditën e diel në të njëjtën orë. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i sektorit të garave në Federatë, Ilir Shulku. Ai ka sqaruar se për shkak se të shtunën është edhe dita e verës, policia e ka të vështirë të organizohet si duhet dhe për të evituar ndonjë incident, të gjitha takimet do të luhen të dielën. “Ky është një vendim qarkullues i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së – ka sqaruar Shulku. – Ndeshjet e kampionatit të kësaj jave do të shtyhen dhe do të zhvillohen të gjitha ditën e diel në orën 15:00. Pasi jemi konsultuar edhe me strukturat e policisë, e pamë të udhës, që për të evituar ngarkesën e tepërt që mund të prodhojë edhe mungesë organizimi, atëherë vendosëm që t’i shtyjmë ndeshjet për ditën e diel”. Ky ndryshim favorizon edhe skuadrat që do të luajnë nesër në ndeshjet e Kupës, për shkak se do të kenë një ditë më shumë në dispozicion për t’u çlodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›