E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gomorra” në Kinema “Imperial”

 

Historia e mafies italiane ka mbërritur edhe në ekranin e madh të kinemasë. Prej datës 6 mars në kinema “Imperial” po shfaqet filmi “Gomorra”, me regji të Matteo Garrones. Një film i cili ka tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë, ndonëse nuk arriti të hyjë në kandidatët për çmimet “Oscar”. Në film interpretojnë aktorët Salvatore Abruzzese, Gianfelice Imparato, Maria Nazionale, Toni Servillo, Carmine Paternoster, Salvatore Cantalupo, Giorgio Morra, etj. “Gomorra” bazohet në romanin me të njëjtin titull të Roberto Savianos, ku trajtohet historia e mafies italiane e quajtur “Kamorra”, nëpërmjet këndvështrimeve të pesë personave të ndryshëm, të cilët rrëfejnë lidhjen e tyre me mafien. Të gjitha ngjarjet e shfaqura në 135 minutat e filmit zhvillohen në qytetin e Napolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›