E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërbuni e Butrinti kanë shpresë

 

Tërbuni dhe Butrinti kanë paraqitur dje në federatë një ankesë me shkrim, duke kërkuar që të rishikohen dënimet e Komisionit të Disiplinës në adresë të tyre. Ata kanë kërkuar gjithashtu, edhe uljen e dënimit. “Klubi i Tërbunit dhe ai i Butrintit kanë paraqitur dje ankesa me shkrim në lidhje me vendimet e Disiplinës. Të premten ankesa e tyre do të shqyrtohet nga Komisioni i Apelit”, ka bërë të ditur zyra e sektorit të garave në FSHF. Në ndeshjen Tërbuni-Kastrioti tifozët hynë në fushë dhe dhunuan gjyqtarin kryesor Mentor Sopjani dhe asistentët e tij. Po atë javë, edhe në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Butrintit dhe Memaliajt u keqtrajtuan gjyqtarët dhe futbollistët. Arbitri kryesor, Shkëlqim Balliu, dhe portieri i skuadrës së Memaliajt, Ervin Merdani, përfunduan në gjendje të rëndë. Komisioni i Disiplinës vendosi t’i përjashtonte të dyja këto klube për 2 vjet nga aktivitetet futbollistike dhe t’i zbresë nga kategoria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›