Dita e dëshmorëve, Berisha e Rama çojnë kurora me lule
Krerët e politikës kujtojnë ditën e dëshmorëve. Fillimisht kryeministri Sali Berisha dhe më pas kryetari i PS-së, Edi Rama kanë vendosur kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve. Në përfundim të ceremonisë kreu i qeverisë tha se "Sot çdo shqiptar, mbarë kombi përulet me nderimin më të madh, respektin më të thellë para sakrificës sublime, flijimit të bijve dhe bijave të tij më të mirë për çështjen e lirisë, dinjitetit kombëtar". Ndërsa sipas Ramës "është një ditë e shënuar e të shkuarës që na kujton çdo vit sesa shtrenjtë është investuar në këtë vend për të ardhmen. Sesa shumë sakrifica janë bërë për ëndrrat dhe shpresat e këtij vendi. Sa shumë solidaritet energji, zemre dhe mendje është dashur për të projektuar një Shqipëri që ende nuk e kemi". Gjatë ditës së djeshme Berisha e Topalli bënë vizitë edhe në shtëpinë e Azem Hajdarit.