E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përmirësoni situatën politike”



Ipeshkvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri i kërkojnë klasës politike përmirësimin e situatës në vend. "E ndjejmë për detyrë që si barinj të Kishës Katolike, të angazhohemi për përmirësimin e situatës. Vendi ynë po jep një përshtypje të keqe para botës, në këto çaste historike kur është një anëtar i NATO-s dhe një vend që po kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mohuar për dekada me radhë, dhe integrimin në Bashkimin Evropian", thuhet në deklaratën e Ipeshkvinjve. Sipas tyre, politikanët duhet të punojnë për të mirën e përbashkët dhe jo për interesat partiake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›