"TOB, së shpejti me një ‘akademi‘ për artistët e rinj"
Ajo është lulja e fundit e buqetës së shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Operës se Baletit. E organizuar për festat e fundvitit, më 30 dhjetor në TOB, do të vijë "Grand Ballo", një spektakël i organizuar posaçërisht me rastin e ndërrimit të viteve. E frymëzuar prej traditës vjeneze, balloja vjen për të gjashtin vit në skenën shqiptare. Është menduar që përveç muzikës vjeneze të shekullit XIX, me tingujt e mrekullueshëm të Shtrausit apo Vivaldit, shfaqja galante në opera të harmonizohet edhe me disa prej sukseseve të premierave të këtij sezoni. Nuk do të mungojnë pjesë nga realizimet e këtij sezoni artistik. Baleti "Carmina Burana", opera "Lucia di Lammermoor", apo baleti tjetër "Coppelia", do të kujtohen edhe një herë si një album shfaqjesh gjatë kësaj nate. Drejtori i TKOB, Zhani Ciko, mes të tjerave, me urimin për një vit të mbarë, rrëfen edhe strategjitë e projektet e reja që do të ngjiten në TKOB. Mes premierave e rivënieve në skenë, në 2009-ën pritet të ngrihet edhe "Akademia e artistëve të rinj", si një ndihmë e mëtejshme në trajnimin e tyre profesional dhe përgatitjen për t‘u ngjitur në skenë.
Balloja e madhe e operës ka mbërritur në edicionin e gjashtë tashmë. Çfarë do të ofrojë ajo këtë fundviti për publikun?
E vërtetë. Balloja e madhe e operës është kthyer në një traditë që tashmë publiku e mirëpret. Ajo është një traditë që i paraprin Vitit të Ri, duke u kthyer në një festë zbavitëse. Ky është një projekt që tashmë ka zënë vend në opera. Tashmë jemi në edicionin e gjashtë të ballos dhe çdo vit që kalon salla mbushet plot. Të interesuarit që vijnë në opera duan të shikojnë një shfaqje disi më luksoze se ato të zakonshmet, e këtu publiku merr pjesë në festë, shkrihet bashkë me artistët, bashkë me skenën, duke kërcyer nën tingujt e orkestrës simfonike. Ne e kemi huazuar këtë traditë nga Opera e Vjenës. Aty organizimi i saj është tipik. Është një aktivitet që vjen për të treguar nivelin galant të operës shqiptare, por edhe për të treguar se ne kemi një publik që është frekuentues i këtyre sallave, i cili ka marrë një ngjyrë mondane.
Çdo të ketë në program "Grand Balloja" kësaj here?
Zakonisht balloja ka një ngjyrë të përgjithshme të muzikës vjeneze të shekullit XIX, dominojnë valset e mrekullueshme me atmosferën shpresëdhënëse e me gëzimin e brendshëm që ka lëvizja e këtyre veprave. Por, sigurisht që atmosfera do të jetë e gërshetuar edhe me të tjera vepra. Do të jenë aty vepra që kanë përbërë majat e arritjes sonë për këtë vit. Më të suksesshmet e repertorit të sivjetshëm që do të shërbejnë si një album i arritjeve më të mira, duke filluar nga "Carmina Burana" "Lucia di Lammermoor", "Triptiku" e "Coppelia". Do të jenë prezente të gjitha ato momente që shkrihen më së miri me atmosferën e gëzuar, që presupozon kjo mbrëmje. Artistët pjesëmarrës do të jenë jo vetëm ata të teatrit, por edhe të tjerë të ftuar. Këtë vit ne jemi përpjekur që repertori të jetë më i larmishëm.
Balloja është një aktivitet përmbyllës i këtij sezoni të Teatrit të Operës. Si shkoi ky sezon?
Do ta quaja një stimul të madh festimin e 55-vjetorit të krijimit të Teatrit të Operës e Baletit. 55 vjet është një kohë e mjaftueshme për të pasur mundësi të tregosh, por gjithashtu edhe për të propozuar vepra të reja në skenë. Kur festuam 50-vjetorin e operës ne kemi ngjitur në skenë disa nga realizimet më të suksesshme të këtyre viteve, të cilat i rinovuam dhe i futëm në rrugën e bashkëpunimit, pra shpalosëm strategjinë tonë që do të pasonte për pesë vitet e ardhshme. Ndërsa në 55-vjetor ne erdhëm vetëm me premiera të reja dhe treguam se ky teatër, në një hark kohor prej tre muajsh, mund të realizojë një spektakël të mirëfilltë operistik dhe koreografik. Kështu ne e çelëm sezonin me inskenimin koreografik të veprës "Carmina Burana", të kësaj kantate gjiganteje muzikore, që u realizua nga koreografi Arjan Sukniqi. Ajo u mirëprit për një formë inovative, që solli qoftë në koreografi e qoftë në konceptimin e spektaklit. Vazhduam me realizimin e operës "Lucia di Lammermoor", me regjinë e Nicola Zorzit, e më pas me veprën "Triptiku" të Puçinit. Kjo vepër mbylli edhe vitin puçinian në skenën tonë. Ajo u ngjit në skenë nga regjisori Nikolin Gurakuqi. Ishte një premierë mjaft e ndërlikuar, që kërkonte një impenjim maksimal të trupës së solistëve. Për këtë vepër angazhuam edhe shumë solistë të rinj. Teatri ka vetëm tetë solistë permanentë, të tjerët ishin artistë të rinj të ftuar. Pastaj e mbyllëm me baletin klasik "Coppelia", që është një fazë e rëndësishme e historisë së baletit e vënë në skenë mjeshtërisht nga Ilir Kerni dhe nga dirigjenti Emir Krantja. Shfaqja ishte një arritje e parametrave cilësore për sa i përket produksionit që u bë nga teatri ynë, në bashkëpunim me artistë të tjerë të jashtëm. Pra nuk ishte një produksion që erdhi i importuar te ne, por ne me artistë të jashtëm realizuam të gjithë shfaqjen.
Ka artistë të jashtëm që sjellin produksione, si edhe ka bashkëpunime me të huajt. Si i vlerësoni ju këto marrëdhënie?
Duke u nisur nga "Coppelia", mendoj se u konfirmua edhe një herë se sot është koha e hapjes, e integrimit. Nuk duhet që asnjëherë për hir të karakterit kombëtar që ka teatri të kufizohemi vetëm tek artistët e brendshëm. Sot kombëtarja lulëzon atëherë kur ndodhet në gjirin e ndërkombëtares. Kur ajo synon të ndrijë parametrat duke u përballur me nivelet e tyre.
Kështu, ardhja e një sërë artistëve, që është bërë tashmë pjesë e strategjisë sonë për të rritur nivelin në ato pika ku kërkohet eksperienca më e madhe, ku kërkohet edhe timbrika vokale e veçantë, ose kur kërkohet edhe mjeshtëria koreografike e një niveli tjetër, është bërë pjesë e punës sonë. Nuk është më e çuditshme, që në një vepër, krahas shqiptarëve të këndojnë dhe të kërcejnë edhe të huajt. Kjo ka bërë që të rritet më tepër niveli artistik dhe që të ketë më shumë kërkesa. Këto bashkëpunime bëhen në një farë mënyre edhe përçues të mënyrës së të bërit opera në Tiranë. Siç e shikon tani, në zyrën time ka mjaft mesazhe. Ato nuk janë vetëm mesazhe urimi, por edhe bashkëpunimi. Kjo mendoj se është një gjë mjaft e mirë.
z. Ciko, çfarë do të sjellë TOB vitin që vjen?
Viti i ardhshëm do të jetë një vit që do të çojë përpara arritjet tona. Unë, për shkak të procedurave që nuk kanë përfunduar akoma, nuk do ta shpalos kalendarin e operës, për arsye sepse do t‘i shpalosim ato në fillim të vitit, pasi të jetë përllogaritur gjithçka edhe në lidhje me buxhetin. Megjithatë, në ato që kemi parashikuar në projektin tonë, për sa u përket bashkëpunimeve, shtrihen deri në tremujorin e parë të 2010-ës, viti që vjen është mjaft i pasur dhe me tituj ambiciozë, njësoj është edhe për artistët pjesëmarrës. Ne duam që të tërheqim publikun, i cili tashmë është përgatitur artistikisht, sepse duam që ai të mund t‘i shijojë më tej këto kryevepra që do të vijnë në skenë.
Do të ketë premiera, apo rivënie në skenë të veprave operistike?
Do të ketë premiera të rëndësishme, por edhe rivënie. Megjithatë, them se tashmë te ne po zhduket ndarja premierë, apo rivënie, sepse edhe veprat që ne i kemi vënë përmirësohen, nuk mbeten aty dhe për sa i përket kostos ato janë pakëz më të lira se veprat e reja. Një vepër vihet në skenë gjithnjë si premierë, pasi ajo kërkon gjithnjë elemente të reja, nuk mund të përdoren të njëjtat skena e materiale që janë përdorur para dhjetë vitesh.
Përveç veprave që priten të ngjiten në skenë, për 2009-ën a ka ndonjë projekt tjetër të rëndësishëm?
Këtë vit do të marrë një rëndësi të veçantë edhe një projekt që ne kemi për artistët e rinj. Ne kemi diskutuar edhe me ministrin Pango dhe ai parimisht ka qenë plotësisht dakord që të përpiqemi të kalojmë nivelin e një fondi të rinisë në nivelin e një akademie për të rinjtë pranë operës. Kjo presupozon dhe organizimin e një pune akoma më të mirë instruktuese me to. Të rinjtë kanë siguruar avancimin nëpërmjet skenës, por duhet të sigurojnë akoma edhe avancimin nëpërmjet studiove. Në organizimin e disa trajnimeve, duke sjellë personalitete nga jashtë, qoftë shqiptarë a të huaj, ne do t‘i parapërgatisim artistët e rinj për nivele akoma më të larta. Përgjithësisht ka rënë në sy te dirigjentët, te regjisorët, niveli i mirë i përgatitjes së elementëve të rinj. Por jeta e bel kantos dhe e kantos në përgjithësi kërkon trajnime të vazhdueshme. Nuk mundet që një i ri sa ka mbaruar shkollën të ngjitet në skenë me përgatitje e siguri maksimale. Kërkohet një ndihmë akoma më tepër. Ne duam ta fillojmë këtë akademi duke nisur nga ky vit. Presim që për trajnime të vijnë emra të mëdhenj si Ilir Kerni, Inva Mula, e shumë pedagogë të tjerë shqiptarë e të huaj.
Duke lënë mënjanë arritjet, a keni hasur vështirësi në drejtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm kulturor?
Pa diskutim është një punë që shpeshherë të bën të pyesësh veten: a jam duke realizuar atë që duhet, apo rezultatet nuk janë të mira? Por për ta marrë vesh se si e bën këtë punë duhet të shikosh se ç‘ndiejnë artistët, nëpërmjet kontakteve të herëpashershme me ta. Janë ata prova më e mirë nëse ka kënaqësi nga puna e përbashkët, apo nuk je në nivelin e duhur. Jam i kënaqur që ka një frymë bashkëpunimi e prodhimi shumë të mirë në opera. Mjaft t‘i adresohesh vetëm një treguesi. Për pesë vjet teatri i operës ka realizuar aq premiera sa në të kaluarën janë realizuar për 20 vjet. Për mua dera e operës duhet të jetë e hapur në çdo rast e me çdo festë. Çdo ditë e shënuar duhet të ketë një ngjarje. Ka ikur koha kur për një premierë skena bllokohej për 3 muaj me radhë. Këto nuk janë më çudira, është jeta profesionale e cila mjafton të programohet mirë, të ecet me plane të sakta dhe krijimi i zinxhirit të produksioneve. Jeta artistike duhet të ketë vazhdimisht evenimentet e saja.
Z. Ciko, çfarë ka ndryshuar në TOB, që kur e drejtoni ju?
Në krahasim me periudhën kur kam filluar punë në këtë post, tashmë gjithçka është ndryshe. Shinat janë të shtruara dhe priten vetëm kombinime të ndryshme. Vitin e ardhshëm ne do ta shtrijmë edhe më tepër këtë integrim e këtë bashkëpunim.
Si do ta vlerësoni punën tuaj?
Kur erdha në opera mendova: nëse do të më eci mirë atëherë do të qëndroj, në të kundërt do të largohem menjëherë, do të them faleminderit, deri këtu ishte kapaciteti im. Mendoj që së bashku me të gjithë artistët e stafin e TOB, kemi punuar mirë dhe strategjia që ne kemi përdorur ka rezultuar e suksesshme, pavarësisht interpretimeve e debateve. Ambiciet e mia janë shtrirë dhe në drejtim të kompletimit të atyre boshllëqeve të cilat në jetën artistike të institucionit, për shkak të izolimit e për shkak të tranzicionit të vështirë nuk u realizuan. Këtë rrugë do të doja ta kompletoja që të mos ketë më mite të autorëve, apo veprave për skenën shqiptare dhe, nga ana tjetër, të kompletoj rikonstruksionin e këtij institucioni të rëndësishëm. Kërkohet një rikonstruksion dinjitoz, në mënyrë që teatri ynë të ketë fytyrën e një teatri mondan, artistik, i cili të jetë përfaqësues i një kulture të vërtetë kombëtare, siç edhe e meritojmë.
Bashkë me urimin Gëzuar Vitin e Ri, kam edhe një pyetje: sa e doni Teatrin e Operës dhe Baletit?
Mua më duket sikur edhe për shkak të lidhjeve familjare të miat, lidhjet e punës dhe profesionit, por edhe për faktin që unë këtu e fillova karrierën artistike, më duket sikur jam një pjesë e tij, pavarësisht se në një moment mund të kem qenë jashtë tij për arsye të ndryshme. Gjithnjë e kam parë operën si shtëpinë prindërore. Kështu e shikoj dhe besoj kështu do të vazhdoj, pavarësisht se dikur do të jem vetëm një veteran i artit, por me mjaft përvojë gjithsesi. Ajo është një vlerë e cila vështirë se mund të shkatërrohet. Ajo duhet pasuruar, gjallëruar e transmetuar. Këtë duhet të bëjnë të rinjtë, të kujdesen për vlerat.