Dita e fundit e Nishanit në Ministrinë e Brendshme
Porta kryesore e Ministrisë së Brendshme hapet dykapakësh, ndërsa aty kalon makina e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani. Anash saj nderojnë punonjësit e ceremonialit të policisë, por bashkë me ta edhe shumë zyrtarë të kësaj ministrie. Është hera e fundit që Bujar Nishani nderohet si ministër i Brendshëm, duke e lënë këtë post për një tjetër detyrë në kabinetin e qeverisë "Berisha".
Dita e fundit
Si çdo ditë, ai ka mbërritur në zyrë në orën 08.00 të mëngjesit, por dje është larguar më shpejt se zakonisht. Për disa orë, në zyrën e tij, bashkë me një staf të ngushtë, ai ka përgatitur gjithë materialet për të lënë gati zyrën për kolegun e tij, Lulëzim Basha. Më vonë është njoftuar se ai kishte thirrur në takim të gjithë drejtorët e Ministrisë së Brendshme dhe tre zëvendësministrat e tij, Genti Strazimirin, Ferdinand Ponin dhe Iva Zajmin. Në një takim të shkurtër, ai i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin gjatë dy viteve e gjashtë muajve. Duke vlerësuar për punën e mirë të kryer prej tyre, ai i ka siguruar se bashkëpunimi me ta nuk do të përfundojë kurrë. Më pas, Nishani nuk ka lënë pa përshëndetur edhe sekretaret, këshilltarët, zëdhënësin, apo edhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë. Në përfundim të tyre ka marrë rrugën, duke lënë pas Ministrinë e Brendshme, me qëllim hapjen e rrugës për kolegun e tij, Lulëzim Basha. Në përfundim të këtyre takimeve, një takim të veçantë, ministri i Brendshëm ia ka kushtuar edhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Me të kanë diskutuar arritjet dhe dështimet e policisë dhe kanë siguruar njëri-tjetrin se bashkëpunimi do të jetë edhe më i afërt atje ku Nishani do të shkojë, pikërisht në Ministrinë e Drejtësisë, që deri dje drejtohej nga Enkelejd Alibeaj.
Atmosfera
Por, ikja e tij nga kjo ministri është pritur sa mirë dhe keq. Shumë prej punonjësve shprehen me konsideratë të lartë për të, duke u shprehur se ministër i tillë nuk do u vijë më, por nuk mungojnë edhe ata që nën zë gëzohen që ai u largua nga ky dikaster. Ndërsa të tjerë rrinë karshi godinës së Ministrisë së Brendshme, duke parë se çfarë po ndodh, e duke pritur për të kapur ndonjë nga drejtorët për të shfrytëzuar momentet, me qëllim për ndonjë vend pune. Megjithatë, edhe vetë drejtorët e kësaj ministrie nuk janë të sigurt. Disa shprehen se mund të qëndrojnë edhe me ministrin e ri, ndërsa të tjerë mundohen të gjejnë lidhjet e tij që mos të ikin nga kjo detyrë. Por edhe me këtë vrull ankthi, ka të tjerë që janë pezmatuar nga puna e përditshme. Ata presin që të vijë ministri i ri dhe të nisin nga e para gjithë punët, sipas objektivave të qeverisë së re.
Nishani ministër
Megjithatë, Bujar Nishani, në krye të Ministrisë së Brendshme, do të kujtohet nëpërmjet firmës së tij për shumë të reja që i erdhën qytetarëve shqiptarë. Një nga këto është regjistri elektronik, ku për herë të parë, qytetarët shqiptarë u pajisën me adresa të sakta elektronike, në çfarëdo vendi të Shqipërisë qofshin. Gjithashtu, një risi tjetër që erdhi nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, në kohën kur në krye të saj ishte Bujar Nishani, janë kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Gjithashtu, një pushtet i madh iu dha edhe vendorëve, duke kaluar shumë kompetenca në dorë të tyre, pa lënë mënjanë edhe risitë për Policinë e Shtetit. Për herë të parë, Policia e Shtetit cilësohet e pavarur, me një ligj dhe buxhet të veçantë. Tashmë, mbetet që gjithçka të marrë rrugë, ashtu siç mori funksioni i Nishanit drejt Ministrisë së Drejtësisë.