Kafeja e fundit me bashkëpunëtorët
Sot në krye të Ministrisë së Shëndetësisë pritet të vijë ministri i ri Petrit Vasili. Menjëherë pas takimit me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, ministrat e rinj do të paraqiten në vendin e punës. Nisur nga afati, ish-ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka përfunduar detyrat e saj si ministre dje dhe ka lënë vendin gati për kolegun Petrit Vasili.
Ministrja si çdo ditë është paraqitur në zyrë për të mbaruar punët prioritare, ndërkohë që ka mbledhur për të pirë një kafe dhe për të falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj më të afërt. Qendra e bisedës kanë qenë kryesisht falënderimet për bashkëpunimin njëvjeçar dhe ato çështje me rëndësi të cilat janë përfunduar dhe janë lënë gati për drejtuesin e radhës.
Gripi i derrit nuk ka më emergjencë, çështja e vaksinave është zgjidhur, disa nga firmat më të njohura farmaceutike kanë dhënë fjalën se bashkëpunimi me Shqipërinë lidhur me sigurimin e vaksinave specifike të gripit të derrit është i padiskutueshëm. Po ashtu edhe punë të tjera të rëndësishme, ministri i ri Petrit Vasili do t‘i gjejë gati, bashkë me godinën e re të rikonstruktuar të dikasterit të Shëndetësisë. Sakaq, ish-ministrja Godo do t‘i rikthehet punës së saj si shefe e shërbimit të onko-hematologjisë pranë pediatrisë së specialiteteve në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", si dhe punës akademike pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.
Për më shumë bashkëpunimi me kolegët e rinj do të vazhdojë nga institucioni më i rëndësishëm i shëndetësisë në vend, spitali i nivelit terciar, "Nënë Tereza".