Reformë në sistemin gjyqësor, lëvizin 100 gjyqtarë
Sistemi gjyqësor do të përfshihet në një riorganizim në të gjithë gjykatat e Shqipërisë, ku brenda një muaji do të lëvizin minimalisht 100 gjyqtarë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë në ikje, Enkelejd Alibeaj, dekretoi dje numrin e gjyqtarëve për çdo gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit, ku bie në sy shtimi i organikës në Gjykatat e Tiranës dhe Durrësit, përkatësisht më të mëdhatë në vend. Në Gjykatën e Rrethit Tiranë janë shtuar 11 gjyqtarë, pasi ishte vënë re një numër i madh procesesh të gjykuara nga një gjyqtar. Studimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë ka përcaktuar se numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Tiranë ishte shumë i vogël dhe i kanë propozuar Presidentit që të shtojë në këtë gjykatë shtatë gjyqtarë të tjerë. Edhe në Gjykatat e Rrethit dhe të Apelit Durrës janë shtuar numri i gjyqtarëve, si pasojë e mbingarkesës.
Reforma
Pas 14 viteve, sistemi gjyqësor shqiptar do të pësojë ndryshime drastike, ku do të realizohet një rokadë emrash në të gjithë Shqipërinë. KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë do t‘i "përvishen" punës për të transferuar gjyqtarë nga njëra gjykatë në tjetrën, pas dekretit të Presidentit. Parashikohen minimalisht 100 lëvizje gjyqtarësh, ku ata të gjykatave të vogla që do të preken nga reforma do të transferohen në gjykata që janë afër zonës ku banojnë. "Reforma", sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, do të fillojë menjëherë dhe pritet që të përfundojë në fund të muajit tetor me të vetmin qëllim: të plotësohet numri i çdo gjykate në bazë të dekretit të djeshëm të Presidentit të Republikës. Gjyqtarët do të transferohen në mënyrë të detyrueshme dhe pa miratimin e tyre. Ministria dhe KLD-ja do të analizojnë dosjet e çdo gjyqtari që preket nga lëvizjet dhe në bazë të arritjeve në punë ai do të emërohet. Nëse një gjyqtar i Shkodrës, Fierit, Vlorës, Elbasanit që banon në Tiranë dhe nuk ka ndonjë masë ndëshkuese apo paralajmëruese do të transferohet afër zonës ku banon, pa pëlqimin e tij. Në rastin e Gjykatës së Përmetit që është hapur rishtazi, burimet nga Ministria e Drejtësisë thanë se do të transferohen gjyqtarë nga Gjykata e Fierit, Gjirokastrës, Sarandës apo Vlorës, që janë afër qytetit të Përmetit. Sipas të dhënave nga ministria, gjyqtarët në këtë rast do të transferohen në mënyrë të detyrueshme, pasi asnjë gjyqtar nuk pranon të shkojë në një qytet të largët. Gjithsesi do të studiohet dosja e çdo gjyqtari dhe më pas do të transferohet.
Struktura e re
Në bazë të strukturës së re, parashikohet që proceset në të gjithë Shqipërinë të mos zvarriten. Ministria e Drejtësisë dhe KLD-ja kishin filluar prej muajsh studimin e mbarëvajtjes së proceseve gjyqësore në Gjykatat e Shqipërisë dhe rezultatet e studimit u diskutuan në ministri dhe më pas në KLD. U ra dakord që sistemi gjyqësor ka nevojë për një riorganizim, pasi ishte vënë dorë 14 vjet më parë. Në bazë të raporteve përkatëse u propozua numri për çdo gjykatë, ku gjykatat në Tiranë kishin nevojë urgjente për personel shtesë, pasi kishte mbingarkesë. Studimi kishte përcaktuar zvarritje të proceseve gjyqësore në Tiranë e Durrës, për shkak të mbingarkesës së madhe, ndërsa gjyqtarët në gjykatat e vogla "talleshin" me disa çështje në muaj, kurse në Tiranë e Durrës gjyqtarët duhet të gjykonin në ditë deri në pesë procese. Mbi këtë studim do të transferohen gjyqtarët pa i pyetur, por dosja e tyre personale do të studiohet deri në detaje, ku një vend kryesor pritet që të zërë edhe vendbanimi i gjyqtarit.