Prokuroria: Abedini kishte drogën e tij
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka faktuar se 34 kilogramëshi i marijuanës që u sekuestrua disa javë më parë në automjetin e shtetasit Petrit Abedini, kryetar i Këshillit Bashkiak të Tepelenës, është pronë e tij. Në fakt Abedini kishte kundërshtuar prokurorinë me argumentin se drogën ia kishin futur kundërshtarët politikë. Menjëherë është realizuar akti i ekspertimit dhe ka rezultuar se gjurmët e Abedinit ndodhen në qeset që është plastifikuar marijuana. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 i arrestuari Petrit Abedini ishte përfaqësues i PSV 91. Arrestimi u krye në flagrancë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ku iu gjetën dhe sekuestruan 34 kilogramë hashash të paketuara në 34 pako njëkilogramëshe.