E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e grave

Nga Robert Sole, “Le Monde”

Kandahar (Afganistan), gratë që mbajnë ferexhe dolën në publik më 8 mars me shami në kokë. Kjo u interpretua si një thirrje për më shumë drejtësi. Mos donin ato vallë, në të kundërt, të tërhiqnin vëmendjen mbi pamjaftueshmërinë e pëlhurës që të mbulon plotësisht? Myslimanët integralistë do të bënin mirë të reflektonin, në mënyrë që t’i bënin gratë më pak provokuese. A mos nuk duhen mbyllur ato në sarkofagë?

Katolikët, ata, do të mund të arrinin të lexonin më shumë “L'Osservatore Romano”-n (gazetë e Vatikanit). Gazeta e Vatikanit i ka bërë një nderim të posaçëm lavatriçes, e cila ka qenë përcaktuese për emancipimin e gruas perëndimore: shumë më tepër, sipas saj, se sa ka bërë puna jashtë shtëpisë, pilula kundër shtatzënisë dhe - kuptohet - aborti. Kësisoj, një braziliane 9-vjeçare, që priste dy binjakë, pasi ishte përdhunuar disa herë nga njerku i saj, pati një abort me dëshirë. Arkipeshkvi i Recife-s përjashtoi menjëherë nga kisha (shkishëroi) nënën e vogëlushes, si edhe ekipin mjekësor. “Aborti, - shpjegoi ai, - është më i rëndë sesa përdhunimi.” Njerku ende bën pjesë në kishë. Por ai duhet të rrëfehet, sigurisht, sepse makina ekleziastike lan mëkatet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›