Flamuri merret me punësimin
Dita e Flamurit qe e ngjeshur si zakonisht, siç ndodh gjithë këto ditë pas skandalit ministror më të fundit.
Ai burri i ka dhënë një qerre me detyra që i ka regjistruar në një bllok, se helbete s’mbahen mend të gjitha.
Ai burri hidhet degë më degë, sa s’ka mendje normale t’ia ndjekë rrjedhën e mendimeve e porosive duke u hedhur nga koncesioni i hidrocentraleve te mbjellja e ullinjve, nga shumëzimi i bletëve tek Asociim- Stabilizimi, nga ndërzimi artificial te çiftëzimi njerëzor e centralet bërthamore.
Por porosia e fundit dukej si më në rrjedhën e gjërave që mbulon Flamuri.
E thirri afër mëngjesit, sa kish kënduar kokoshi i parë, dhe i dha porositë për punësimin e militantëve.
- Ndigjo Flamur. Të gjitha sondazhet, dhe tonat dhe ato të atyre, na nxjerrin për ibret e për faqe të zezë. Nuk marrim as gjysmën e votave që kemi marrë gjithmonë e le më t’i shtojmë të tjerat. Duhet me lëviz urgjentisht. Të kam hapur 25 mijë vende të reja pune në administratë për këto tre muaj para zgjedhjeve. Jo Flamur, i kena lanë rrugëve militantët tanë. Nuk na falet kjo Flamur. Jo, ta them unë ty. Se më ndigjo mue, ky asht handikap i madh.
Flamuri u kthye në zyrë dhe filloi nga puna.
Nxori CV-të e militantëve që kishin sjellë për punë këtu e katër vjet të shkuara nga një thes i zi plehrash dhe nisi t’i qëmtojë ato që i kishin mbetur, se shumicën i kish djegur poshtë te parkingu dhe zuri t’iu telefonojë me radhë të paraqiten të nesërmen, pasi të ketë zbardhur.
I rrasi një paçe me shume hudhra dhe u kthye të presë të interesuarit që kishin depozituar CV-të dikur, me shpresën se do t’ia varte dikush nga partia.
E para mbërriti një mesogrua që socialistët e kishin pushuar nga puna në 2003 si militante të PD, e cila e thërriste herë Flamur e herë Feim, se ngatërrohej.
- Unë jam me status të nëpunësit civil, i kam fituar të gjitha shkallët e gjykatës, - cicëronte pa reshtur mesogruaja.
- Mirë, mirë, - i tha Flamuri. - Nuk them se s’të ka takuar dhe më parë, jemi ca vonë, po të na kuptosh, dhe mua, dhe atë burrin, se gjërat zgjidhen, kur u vjen sahati. Tani i ka ardhur sahati kësaj punës tënde. Do të shkosh te Ministria e Kulturës se po riorganizohet ajo dhe na, jepi edhe këtë letrën atij të riut, se s’e njoh akoma, po duhet të më njohë ai mua nga gazetat.
Gruaja ia hodhi për surrati letrën e rekomandimit dhe shpërtheu.
- Dëgjo ti shoku Feim. Atje dërgo mamën tate ti. Maskara! I pacipë! Kodosh! - dhe i përplasi derën në fytyrë.
- Eh, ç’dëm na bëri ai malukati Ylli Pango. Beson njeri tani se s’janë të gjithë si ai në administratë?
E dyta ishte një vajzë beqare, e plakur pa martuar, që s’dihej pse kish rënë në dashuri me doktorin. Edhe ajo nuk e pranoi propozimin për punë, me arsyetimin: “Po unë jam e virgjër. Pse kot e ruajta 40 vjet virgjërinë, t’ia fal ndonjë harbuti të bërë ministër?”
I treti vinte nga Durrësi, kërkonte punë për të shoqen. I propozoi një vend drejtoreshe.
- ǒthua mer plak. Akoma s’ia kam nxjerrë qejfin vetë nuses, - tha ai.
Vetëm i katërti nuk bëri naze, edhe ai kërkonte punë për të shoqen. Meqë i kishin tepruar shumë vende pune, Flamuri i tha: “Ta bëjmë demokratike”
- Ku do ta çosh nusen, në cilën ministri, se ti je njeriu ynë, do të të ndihmoj?
- Ku të duash mo, punë të jetë.
Flamurin s’e la nepsi pa e pyetur.
- Po mirë, se llafi s’bie, po s’ke frikë se nga gjithë këto që kemi dëgjuar këto ditë…
- Jo fare, - iu përgjigj aplikanti.
- Po si ka mundësi qe je kaq i sigurt?
- Ime shoqe është e infektuar me Sida, po e ka marrë te dentisti, kupton ti…
Nga mbrëmja vonë e mori prapë ai burri.
- ǒbëhet? - e pyeti.
- Hiç, - tha Flamuri.
- Si mor hiç, sa militantë fute në punë sot?
- Shumë pak doktor, se shumica nuk pranuan, iu dukën ministritë tona të mbushura me Yllër.
- Punësova vetëm një grua me Sida dhe nja shtatë-tetë burra.
- Po këta burrat ç’qenë, ku i punësove?
- Nja tre kavajas dhe një elbasanlli i punësova te Lul Basha dhe pranuan me qejf, nja dy i punësova te kjo çupë e Sabriut dhe shumicën te Majlinda Bregu, se vetëm atje pranonin. Në ministritë e tjera askush nuk pranon të punësohet, kanë frikë edhe burrat më duket, se na ka dalë nam i keq kësaj radhe.