Dita e parë e Ramazanit, më 1 gusht
Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 17:21
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e hëne më 1 gusht 2011.
Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.