E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon urgjentisht marrëveshje

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 18:30

Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se është e domosdoshme që demokratët dhe republikanët në Kongres të arrijnë urgjentisht një marrëveshje për ngritjen e tavanit të borxhit dhe shkurtimin e shpenzimeve.

Obama tha se të dyja palët nuk po merren dot vesh për shkurtimin e shpenzimeve dhe mbi procesin për reformimin e taksave dhe shkurtimin e programeve sociale.

Presidenti tha se Kryetari i demokratëve në Senat ka propozuar një plan që mund të jetë bazë për kompromis dhe shtoi se Kryetari i republikanëve ka ofruar ide të vlefshme, por i kritikoi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve për vazhdimin e punës mbi një propozim për të cilin ai tha se nuk mund të bëhet ligj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›