E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e verës, kryeqytetsit karnavale në bulevard

15/03/2005  Ekuinoksi i pranverës, ose dita e luleve festohet, jo vetëm në Elbasan

Urat e lumit Lana gati sa s’u shembën dje nga kalimtarët e shumtë, që festonin ditën e verës. Kafet dhe restorantet ishin plot. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve risolli në kryeqytet, festimet me rastin e 14 marsit, Ditës Kombëtare të Verës. Kjo festë u çel në Sheshin “Europa” ku një grup të rinjsh nën atmosferën muzikore të pranverës veçuar nga “4 stinët” e Vivaldit në mënyrë simbolik hoqën velin e bardhë të dëborës dhe sollën atmosferë pranvere një grup vajzash të veshura me të bardha dhe kurora me lule dele në kokë. Nga të gjitha anët e rrugëve, fëmijë dhe të rinj u grumbulluan në Bulevardin kryesor të kryeqytetit për të parë karnalvalet. Brenda këtij sheshi një grup vajzash të Akademisë së Dancit vallëzuan, ndërsa 30 të rinj të veshur me kostume popullore tradicional formuan simbolikisht hartën e Shqipërise. Kjo ditë përkon me ekuinoksin e pranverës, që është dita e parë e kësaj stine.

Ceremonia festive nisi që në orën 9 të mëngjesit në sheshin “Skenderbej” ku nga drejtime të ndryshme nga Bulevardi “Zogu i I” dhe rruga e Durrësit formacione festive me të rinj fanfara, fizarmonicistë etj, grupet popullore paralajmëruan nisjen e festës. Më pas dhjetra artistë, sportistë, artdashës, të rinj e të reja ofruan për të gjithë qytetarët një spektakël të gjallë në çdo metër të bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Nga mesdita e djeshme, në orën 12.00 deri më 14.00 festimet vazhduan në amfiteatrin natyror të Tiranës (liqeni artificial) me një program nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Në mbrëmje në Teatrin e Operas dhe Baletit, festimet e Verës festimet e verës u mbyllën me një mbremje gala “Ripërtëritje”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›