E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita pa Makina, stafi i Bashkisë sot në punë me biçikleta

Stafi i Bashkisë së Tiranës, duke filluar që nga kreu i saj Lulzim Basha dhe çdo punonjës tjetër, sot do të shkojnë në punë pa makina. Kjo nismë është ndërmarrë në kuadër të Ditës Botërore pa Makina, dhe në këtë mënyrë Bashkia e Tiranës fton qytetarët t’i përgjigjen edhe ata këtij mesazhi dhe të japin kontributin e tyre për qytetin në ditën pa makina. “Bashkia e Tiranës është e angazhuar në pastërtinë e qytetit dhe në reduktimin e ndotjeve. Nesër (sot) është dita botërore pa makina. Ky është një moment për të dhënë një mesazh, për t’u kujdesur për qytetin tonë, për ajrin që thithim ne, të afërmit dhe fëmijët tanë. Bashkia e Tiranës, duke nisur nga kryetari dhe çdo punonjës i saj, do të paraqiten nesër (sot) në punë me biçikletë, më këmbë ose me mjete të transportit publik, për të përqafuar mesazhin e pakësimit të ndotjes së ajrit dhe të lehtësimit të trafikut”, - është shprehur dje në një deklaratë për Ditën pa Makina zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›