Ditari i një gazetare televizive
Ka raste kur një gazetari i duhet ta fshehë atë me të cilin porsa ka folur. Kjo ndodh zakonisht kur personazhi i intervistuar ka një frikë të madhe: frikë nga vdekja, kur është i përzier në afera të dyshimta, frikë nga shoqëria, kur nuk kuptohet, kur të qenit ndryshe quhet thjesht si një mallkim, kur brenda një ore mund të humbasësh jetën, dinjitetin, vendin e punës, planet për të ardhmen. Ka raste të tjera kur gazetarit i duhet të mbajë vetëm shënime dhe ta paraqesë atë që ka ndodhur fare ftohtë, njësoj sikur të jetë vetëm një pasqyrë dhe aspak një qenie njerëzore si të tjerët. Më së shumti kjo ndodh kur është i detyruar të pasqyrojë lajmet e politikës. Ka raste kur…
Diku në dhjetor
Përse nuk e pranojmë tjetrin ndryshe?
Një përfaqësuese e shoqërisë civile ngriti zërin në një konferencë për të thënë se ndihet e turpëruar që në Shqipëri, personat diskriminohen për shkak të orientimit të tyre seksual. "Turp, injorancë për të gjithë ne", përfundoi ajo. Thua të ketë të drejtë?
Ne ende nuk jemi gati për të pranuar personat ndryshe nga turma e madhe, megjithëse mosdiskriminimi i këtyre personave është një kusht edhe për liberalizimin e vizave. Një vajzë gei më pohoi se shumë djem e vajza të kësaj kategorie kanë shkuar deri atje sa që jo vetëm e kanë menduar, por edhe e kanë tentuar vetëvrasjen. Ajo vetë ka frikë të dalë para kamerave, megjithëse është një nga personat që mbron të drejtat e këtij komuniteti.
Është 23 vjeç. Ka flokë të shkurtër dhe një veshje deri-diku mashkullore. Bashkë me shoqen e saj kërkojnë të mos identifikohen nga kamerat, megjithëse janë në takim, për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve seksuale. Vetëquhet Kejti dhe që në moshën 15-vjeçare ka pasur një partnere femër. "Flirtova me të në klasë dhe e kuptuam menjëherë që pëlqeheshim", thotë. "Por kur dhe si e kuptove se ishe ndryshe?", e pyes unë. Përgjigjja nuk vonon: "Jam ndier ndryshe që kur isha 6 vjeç. Motra ime, që është 5 vjet më e vogël se unë, e di se cila është prirja ime seksuale. Ajo më ka pranuar, ndërsa mami besoj se e ka kuptuar, por pa thënë ndonjë gjë më tepër. Ndonjëherë i them se shumë shpejt, do të vijë një tjetër femër në shtëpi, po ajo e merr me humor. Babit nuk kam guxim t‘i them. Në web-in tonë - vazhdon ajo - ka mbi 800 persona që janë deklaruar gei, por shumë pak prej tyre e kanë bërë publike historinë e tyre. Një djalë nga Veriu më ka dërguar një letër, ku më thotë se ka tentuar disa herë të vrasë veten. Është i martuar, ka fëmijë, dhe vuan. Vjen në Tiranë për seks dhe ikën. Po ta marrë vesh gruaja e tij ose i ati, fati i tij është vendosur. Ai duhet të vdesë".
Pak a shumë këtu mbaron biseda jonë. Sytë kureshtarë na shoqërojnë kudo, madje disa më ndalojnë për të më pyetur se çfarë më tha. Përfaqësuesit e shoqatave kërkojnë miratimin e ligjit kundër diskriminimit, një ligj i cili është kusht për liberalizimin e vizave, por edhe për hyrjen në BE. Por edhe nëse ky miratohet, nuk dihet se sa do të zbatohet. Policia jo rrallë i dhunon fizikisht këta persona dhe personeli mjekësor jo rrallë nuk pranon t‘u japë ndihmë.
11 dhjetor
Të pasurit, këta "qejflinj" të mëdhenj
Numri i prostitutave të rrugës është shtuar shumë vitet e fundit, kjo edhe për shkak të varfërisë. Por cili është profili i meshkujve që sot shkojnë me punonjëset e seksit? Profesor Edmond Dragoti qesh dhe më thotë se sot nuk janë më meshkujt e varfër që nuk kanë sukses me femra të tilla. Më së shumti janë meshkujt e suksesshëm ata që preferojnë të kryejnë seks me para. Zgjedhin një femër, paguajnë dhe këtu mbaron çdo gjë. Sipas psikologëve kjo ndodh sepse këta meshkuj nuk duan të përfshihen emocionalisht e të trazojnë jetën e tyre private. Kjo do t‘i kushtonte shumë. Janë meshkujt që nuk kanë kohë, ata që kanë arritur majat në profesionin e tyre dhe kanë para. Në këtë botë të tyre, ku çdo gjë është e përllogaritur, seksi është një mall që ata e kërkojnë, e blejnë dhe kaq. Shpesh vajzat që pranojnë të bëjnë seks në këmbim të parave janë studente të reja.
Prostitucioni është një treg i cili do të vazhdojë, edhe pse është i ndaluar me ligj, pasi ka një kërkesë të lartë për këtë shërbim. Policia duket e pafuqishme, edhe pse kohët e fundit ndërkombëtarët kanë deklaruar se shifrat e femrave që po trafikohen janë në rritje.
E ndërsa në Shqipëri dhe jo vetëm, ky është një treg i fshehtë dhe shumë i kërkuar, në Suedi vepron një tjetër ligj. Ai ndëshkon klientët dhe jo prostitutat…
8 dhjetor
Çdo gjë politikë
Gjuha e debatit mes dy liderëve politikë vazhdon të jetë therëse, ofenduese, acaruese. Fushata kundër dhunës ndaj grave u kthye në fushatë kundër kreut të opozitës. "Dhunuesi më i madh i grave", kështu është etiketuar Edi Rama nga gratë dhe burrat e mazhorancës. Në këtë kor dhunues nën etiketën "kundër dhunës" u bashkua edhe Spiro Ksera, ministri i Punës, i cili në konferencën përmbyllëse kundër dhunës së grave, akuzoi sërish kreun e opozitës si dhunues i grave. Por kjo deklaratë, si rrallëherë në këto ditë dhjetori, shkaktoi reagime. Ishte vetë kryetarja e konferencës që e kundërshtoi këtë deklaratë, duke kërkuar mospolitizim të kësaj çështjeje. Për fat paska edhe njerëz që nuk i ngatërrojnë gjërat. Por megjithatë stuhia e puritanëve moralistë pa shkak vazhdoi edhe kur gazetarët braktisën sallën. Deputetët e mazhorancës vazhduan të vjellin vrerin partiak kundrejt kreut të opozitës. Mbase atyre ashtu u takon, mbase nuk kanë rrugë tjetër përveçse të zbatojnë urdhrat që marrin nga lart. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës, këta njerëz kishin gjetur pikërisht të kundërtën: të ushtronin dhunën verbale. Dikush më tha sot: Lutu që Zoti të mos të vërë në provë sesa mban. Askush nuk e di se sa mund të durojë një njeri që ndodhet nën të shara të tilla!