"Tregime nga Ballkani" në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë mbrëmjen e djeshme u shfaq premiera e pjesës teatrale, që promovon të drejtat e njeriut, me titull “Tregime nga Ballkanin” me rastin e Ditës Botërore për Zhdukjen e Varfërisë. Me rastin e 60 vjetorit të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut, Ekipi i Agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës kanë bashkuar përpjekjet së bashku me organizatat e shoqërisë civile, sektorin privat dhe Organizata të tjera ndërkombëtare për të nxitur promovimin e të drejtave të njeriut për nder të përvjetorit të 60-të të kësaj Deklarate dhe shënimit të Javës së Luftës Kundër Varfërisë 17-24 tetor me moton “Të gjithë të barabartë dhe pa diskriminim”. Aktorë, skenografë, kostumografë, koreografë dhe regjisorë nga Kosova, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina janë mbledhur për të festuar së bashku diversitetin kulturor të Ballkanit dhe për të shfaqur përkushtimin e tyre për promovimin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut në ditëlindjen e saj të gjashtëdhjetë. Artistët kanë qenë para sfidës që për shtatë ditë, të gjejnë një gjuhë të përbashkët në skenë dhe të përgatisin shfaqjen teatrale “tregime nga Ballkani”, e cila ka për qëllim promovimin e të drejtave të njeriut përmes artit. Kjo shfaqje është rezultat i rrjetit rajonal të krijuar tashmë të artistëve që do të promovojë të drejtat e njeriut dhe nxisë bashkëpunimin rajonal. Mbrëmja premierë është organizuar nën kujdesin e Kryeministrit Thaçi, dhe Koordinatorit për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Frode Mauring. Kjo shfaqje do të jepet edhe në teatrin e qytetit të Prizrenit me datë 18 tetor, në shtëpinë e kulturës në Çagllavicë me datë 19 tetor dhe në Shtëpinë e kulturës, në Mitrovicë më 20 tetor. Ky projekt i Art-polis është mundësuar falë mbështetjes së Ekipit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008