E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditët e gjimnazistëve në universitete



Në kuadrin e “Këshillimit të Karrierës” për maturantët, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja shpall grafikun e vizitave të nxënësve të shkollave të mesme në këtë fakultet. Kështu, maturantë nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit mund të shkojnë të marrin një informacion të zgjeruar për studimet që ofrohen në këtë fakultet, duke filluar nga data 7 prill deri më 4 maj. Gjithashtu, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është ngritur një grup pune, i cili do të bëjë takime me maturantët në shkollat e mesme nga data 6 prill - 15 maj për të prezantuar programet e studimit në këtë fakultet. Drejtuesit e këtij fakulteti bëjnë të ditur se për këtë proces informues në ndihmë të të rinjve për të zgjedhur studimet e larta janë vënë në dijeni Drejtoria Arsimore e Tiranës dhe ajo e Durrësit.

Grafiku i vizitave
07 prill 2009 Ora 15:00 - 16:00, Auditori 305
14 prill Ora 15:00 - 16:00, Auditori 305
21 prill Ora 15:00 - 16:00, Auditori 305
04 maj Ora 15:00 - 16:00, Auditori 305

27 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›