Rrugëkalimet e gazit, Shqipëria, pika më e afërt me BE-në, por më e pasigurta
Vendet eksportuese të gazit shprehen skeptike për Shqipërinë. Tregu i gazit natyror, kryefjala e Forumit të Krans Montanës
Ervin KOÇI
Shqipëria, megjithëse është pika më e afërt me Bashkimin Europian përsa i përket pozicionit gjeografik (kanali i Otrantos 75 km), përsëri shikohet si e papërshtatshme për rrugëkalimin e gazsjellësve nga Lindja. Vendet eksportuese të gazit dhe ato që sot drejtojnë tubacionet më gjigante në botë të këtij produkti energjetik, e konsiderojnë vendin tonë si një vend me mungesë stabiliteti për shtrirjen dhe zhvillimin e projekteve të tilla (stabilimenteve të gazit). Deri tani kompanitë më të mëdha të gazit në botë e kanë “fshirë” nga projektet e tyre Shqipërinë, duke i kaluar tubacionet e tyre tërthor vendit tonë në shtetet fqinje si Greqia, Serbia, Maqedonia etj. Aktualisht gazsjellësi “Tras-Adriatik” është e vetmja shpresë dhe më i leverdishmi për Shqipërinë. Projekti që lidhet me Italinë do të furnizojë me gaz edhe Kosovën, edhe Malin e Zi. Në raportin e saj më të fundit, Enti Rregullator i Energjisë ka shpjeguar arsyet se pse ky gazsjellës është më i leverdishmi për ekonominë e vendit. Aktualisht Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet shtete europiane që nuk janë lidhur me rrjetet ndërkombëtare të gazit. Në kushtet aktuale furnizimi me gaz në vend parashikohet të bëhet nëpërmjet lidhjes me rrjetet ndërkombëtare të gazit, për të cilat ka tre variante. Së pari, që Shqipëria të shërbejë si terminal fundor i gazsjellësve rajonalë me gaz natyror rus nga Maqedonia, si dhe me gaz natyror rus nga Greqia. Sipas opsionit të dytë, Shqipëria mund të shërbejë si transit i magjistralit të gazit për furnizimin e Europës nëpërmjet Italisë me gaz natyror nga rajoni i Kaspikut në aksin Turqi-Greqi, Shqipëri-Itali me anën e projektit “Trans-Adriatik” ose “TAP”. Opsioni i fundit i furnizimit të vendit me gaz është që Shqipëria të shërbejë si terminal i gazit natyror të lëngët në bregdetin Adriatik.
Përfshirja në projekte
Gazi dhe mënyrat e transportimit të tij nga vendet eksportuese te konsumatorët ka qenë një nga temat më të nxehta të diskutimit në Forumin Ekonomik të Krans Montanës, që po zhvillohet në Tiranë. Përfaqësues nga Irani, Katari e vende të tjera eksportuese të gazit janë ulur dhe kanë diskutuar me përfaqësues të Shqipërisë dhe Zvicrës. Disa kompani të rëndësishme zvicerane po punojnë për gjetjen e rrugëve më të përshtatshme dhe për krijimin e një korridori gazi, ndërsa qeveria zvicerane i mbështet politikisht këto biznese. Gazsjellësi “Trans-Adriatik”, i cili synon të lidhë rrjetin ekzistues greko-turk të transportimit të gazit me Italinë përmes territorit shqiptar, kanë qenë në qendër të vëmendjes. Vendet konsumatore të energjisë në Europën Perëndimore po kërkojnë me ngulm të blejnë naftën dhe gazin e Azisë Qendrore. Projektet e hedhura në diskutim deri sot janë disa herë më të mëdha sesa nevojat për gazsjellës e naftësjellës dhe ekspertët thonë se pjesa më e madhe e këtyre projekteve do të mbeten në letër. Megjithatë, ata thonë gjithashtu se Ballkani është e vetmja rrugë ku tubacionet do të ndërtohen.
Konfliktet për gazsjellësit
Gazsjellësit e propozuar përfshijnë situata komplekse gjeopolitike, për të cilat vendet e BE-së janë të përçara. Zyrtarisht, Brukseli mbështet gazsjellësin “Nabuko”, i cili duhet të lidhë Vjenën me Azinë Qendrore përmes Turqisë dhe Ballkanit. Por, të paktën 3 vendet anëtare të BE-së kanë nënshkruar marrëveshje me Rusinë, që bien ndesh me politikën e BE-së. Nga ana tjetër, Europa po has vështirësi në gjetjen e furnitorëve të gazit në Azinë Qendrore dhe disa shtete kanë tendencën të arrijnë marrëveshje me Iranin për të blerë gazin e këtij vendi. Kjo gjë bie ndesh me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Iranit. Ndërkohë që Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi mbështesin idenë e kalimit të projektit të gazsjellësit “Jonian-Adriatik” (projekti IAP), që përfaqëson një ndër projektet më të mundshme dhe me mjaft interes për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gazsjellësi “IAP” do të shtrihet në gjithë bregdetin e detit Adriatik nga Kroacia deri në Shqipëri (në Fier), duke përshkuar Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Projekti është propozuar nga kompania kroate e transportimit të gazit “PLINACRO”, si dhe strukturat e METE-s. Kapaciteti transportues parashikohet deri në 5 bcm në vit.
27 Mars 2009