Magazinat doganore, 20 mijë euro për çdo subjekt që kërkon të marrë licencën
Çdo autorizim ka vlefshmëri 5-vjeçare me të drejtë rinovimi. Dokumentet ligjore që kërkohen për marrjen e lejes
Ervin KOÇI
Të gjitha subjektet aktuale por dhe ato të reja, që kanë apo do të kenë në posedim një dyqan pa taksa doganore nëpër pikëkalimet kufitare të vendit, do t'u nënshtrohen tani rregullave të reja të vendosura nga qeveria. Kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Financave, ka ndryshuar procedurat dhe tarifat që duhet të paguhen për hapjen e një dyqani të tipit “Duty Free Shop” (dyqane pa taksa doganore). Çdo autorizim i dhënë për këtë qëllim ka një vlefshmëri 5-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Në vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave, çdo subjekt përfitues i një autorizimi për hapjen e një dyqani “Duty Free”, në pikat e kalimit doganor, duhet të paguajë një tarifë vjetore 20 mijë euro. Nëse subjekti licencohet për të hapur një dyqan të tillë në bordin e anijeve apo të avionëve, duhet të paguajë një tarifë 10 mijë euro. Kur subjekti e merr autorizimin për hapjen e një dyqani të tillë, gjatë 6-mujorit të parë të vitit, e paguan të plotë tarifën vjetore, ndërsa paguan 50 për qind të saj në rast të marrjes së autorizimit në gjysmën e dytë të vitit. Krahas atyre që e përfitojnë rishtas, vendimi i qeverisë prek edhe subjektet që, për momentin, kanë një licencë për “Duty Free Shop”. Këta të fundit, brenda një periudhe tremujore, duhet të përshtaten me kriteret e reja, të vendosura nga Këshilli i Ministrave dhe të pajisen me autorizimin përkatës, duke marrë parasysh kushtet e përcaktuara në këtë vendim. Në të kundërt, humbet të drejtën e ushtrimit të aktivitetit si “Duty Free Shop”.
Aplikimi për licencë
Licenca për një dyqan “Duty Free”, në pikat e kalimit doganor, në bordin e avionëve apo të anijeve, lëshohet vetëm për subjekte tregtare të ngritura dhe jo për persona fizikë. Të interesuarit, për të përfituar një licencë që i lejon të funksionojnë në regjimin “Duty Free Shop”, fillimisht duhet të paraqesin pranë zyrave doganore një kërkesë me shkrim, në të cilën të përshkruajnë vendin ku mendojnë të hapin dyqanin, në të cilën duhet të bëhen të qarta një sërë treguesish për hapësirën që parashikohet të përdoret dhe për vetë subjektin tregtar që është i interesuar të marrë këtë licencë. Kërkesa duhet të përmbajë certifikatën tatimore të subjektit tregtar, në të cilën nuk duhet të figurojnë detyrime të papaguara, aktin e themelimit të shoqërisë, vërtetim që subjekti nuk ka precedentë penalë dhe kontratë qiraje apo dokumente pronësie të ambientit që do të përdoret. Brenda 15 ditësh nga data që është dorëzuar kërkesa, dega doganore përcjell dosjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, si dhe një relacion ku sqarohet qëndrimi i komisionit. Gjithashtu, çdo subjekt i interesuar për marrjen e një licence të funksionimit si “Duty Free Shop” duhet të derdhë në llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave një shumë prej 5 milionë lekësh, si garanci financiare.
Dokumentacioni
Çfarë duhet të përmbajë kërkesa me shkrim
1. Plani i vendosjes së magazinës (dyqanit)
2. Certifikata tatimore, NIPT (fotokopje e noterizuar)
3. Statusi i shoqërisë dhe akti i themelimit
4. Vërtetim nga Prokuroria/Ministria e Drejtësisë, që subjekti nuk ka precedentë penalë.
5. Dokumentet e pronësisë ose kontratës së qirasë për ambientin që do të përdoret.
6. Vërtetim nga zyra tatimore që mbulon aktivitetin, për detyrime të palikuiduara.
7. Planbiznesin, ku argumentohet qarkullimi vjetor i parashikuar, si dhe numri/lista e mallrave, që do të tregtohen.
8. Të dhëna mbi sistemin e skanimit të inventarit, si në hyrje, dhe në dalje, si dhe të "Bording pass", të pasagjerëve, që paraqiten si klientë të dyqanit.
9. Planvendosje të dyqanit dhe vendit të magazinimit, kushteve të ruajtjes së sigurisë së mallrave në këto ambiente, mundësinë e mbikëqyrjes nga autoriteti doganor.
10. Garanci bankare për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në shumën 5 (pesë) milionë lekë, në një nga format e garancisë.
27 Mars 2009