QSUT, kryhet falas transplantimi i parë i veshkave në vend
Thereska: ”Vajza dhe babai, në gjendje të mirë shëndetësore”. Mjekët italianë dhe shqiptarë e cilësojnë të suksesshëm transplantimin e parë
Emanuela Sako
Përfundoi me sukses transplantimi i parë i veshkave në QSUT. Pas operacionit, që zgjati 5 orë, mjekët kanë deklaruar se gjithçka ka përfunduar brenda parametrave normalë. Tashmë 19-vjeçarja Matilda Gode dhe babai i saj, që është dhuruesi i veshkës, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Shefi i Nefrologjisë, Nestor Thereska, deklaroi se operacioni në të gjitha parametrat shkoi mirë. “Operacioni ka kaluar më së miri në të gjithë parametrat. Në sy të mjekëve italianë ra organizimi i shkëlqyer i punës në sallën e operacionit”,- theksoi Thereska. Mjekët italianë që kanë asistuar gjatë operacionit janë shprehur se ishte bërë një përgatitje mjaft e mirë e sallave të operacionit dhe tashmë mjekët shqiptarë janë profesionalisht gati për të përballuar ndërhyrje të tjera. Po kështu, ambientet e QSUT-së, të përgatitura për kryerjen e transplantimit të veshkave, janë brenda standardeve.
Operacioni
Transplantimi i parë i veshkës në një spital publik në Shqipëri nisi rreth orës 08:30 të ditës së djeshme dhe përfundoi 5 orë më pas. Pacientja 19-vjeçare ndodhet në mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve. Ndërkohë që në korridoret e spitalit kanë pritur nëna e vajzës dhe mjaft të afërm të tjerë. Por, këtë herë, pjesëmarrës kanë qenë edhe personeli mjekësor i spitalit, mediat apo njerëz kureshtarë, që kanë pritur rezultatin e operacionit, pasi është një operacion i rrallë i këtij lloji që është kryer në vend. Nëna e Matildës deklaroi se vajza e saj ka qenë në kontrollin e mjekëve prej disa vitesh dhe ka kryer dializën në QSUT, derisa mjekët morën përsipër transplantimin. Operacioni është kryer falas dhe po kështu do të jetë edhe për të tjerët, që do t’i nënshtrohen në ditët në vijim kësaj ndërhyrjeje. Gjithçka është realizuar në kuadër të Programit INTERREG III, që është financuar nga Komuniteti Europian. Në pritje të kryerjes së transplantimit janë edhe 15 pacientë, të cilët kanë gjetur dhuruesit. Në të gjitha rastet dhurues janë familjarët e pacientëve, pasi kanë përputhshmëri të veshkës.
Ekipi
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale kanë marrë pjesë mjekë shqiptarë dhe specialistët italianë. Ekipi i mjekëve shqiptarë është i përbërë nga 6 neurologë, 3 imunologë dhe 5 nefrologë, si dhe nga 3 mjekë italianë të klinikës së Barit. Prej dy vitesh mjekët shqiptarë u specializuan në spitalet italiane, ku asistuan në disa operacione të tilla. Këto ndërhyrje kirurgjikale u mundësuan në kuadër të Programit INTERREG III, financuar nga Komuniteti Europian.
27 Mars 2009