E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia i jep Shqipërisë grantin 2.7 milionë euro



Suedia mbështet Shqipërinë dhe vë në dispozicion të projekteve të saj për periudhën 2009-2012 një kontribut në formën e grandit rreth 2.7 milionë euro. Bashkëpunimi mes dy vendeve do të përqendrohet në dy sektorë kryesorë: në qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut si dhe në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve njerëzore dhe mjedisit. Marrëveshja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Suedisë, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim (SIDA), u nënshkrua dje në Ministrinë e Financave. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje kuadër, pala suedeze vë në dispozicion për programet dhe projektet që do të realizohen për periudhën 2009-2012 një kontribut në formën e grandit deri në 90 milionë SEK për çdo vit ose rreth 2.7 milionë euro në total. Në emër të qeverisë shqiptare, marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Ai falënderoi qeverinë suedeze për ndihmën duke theksuar se kjo do të rrisë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Në emër të palës suedeze përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes Joakim Stymne, zëvendësministër për Bashkëpunimin për Zhvillim.

27 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›