Policia bllokon 15 mjete transporti të shkollave private
03/02/2009 Drejtuesit pa leje drejtimi dhe dokumentet e duhura
VLORE- Brenda vetëm një jave, blutë e qytetit të Vlorës kanë bllokuar më shumë se 15 mjete, ku 12 prej të cilave kanë qenë të transportit të shkollave private. Sipas policisë, gjithçka ka nisur një javë më parë me operacionin e koduar “Lëvizja e Lirë”, ku blutë kanë ushtruar kontrolle në automjete firmash dhe kryesisht në ato, të cilat kryejnë transportin e shkollave private si dhe të firmave të ndërtimit. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë bllokuar 12 automjete, të cilat kanë qenë kryesisht furgona, ku drejtuesit e tyre nuk kanë pasur lejen e drejtimit përkatës. Kjo gjë ka shkaktuar probleme të shumta në lëvizjen e nxënësve për të shkuar në shkollat private, ku secila prej tyre ka pasur nga një mjet. Në lidhje me bllokimet e kryera, drejtuesit e policisë së Vlorës janë shprehur se bllokimi i këtyre automjeteve është bërë për shkak se drejtuesit e tyre nuk kanë pasur patentën që duhet për këtë lloj shërbimi dhe sipas tyre ky operacion nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë për kontrolle në të gjithë qarkun e Vlorës dhe të gjitha rastet që konstatohen do të bllokohen. Blutë kanë bërë thirrje për gjithë drejtuesit e shkollave private që të pajisin mjetet e tyre me dokumentacion të rregullt, pasi në të kundërt jeta e fëmijëve që udhëtojnë në këto mjete nuk është e sigurt. Dhe firmës që po ndërton ujësjellësin e Vlorës i janë bllokuar 3 mjete, pasi nuk kishin sinjalistikën e domosdoshme.