“Vila 6”, dosje në Strasburg
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg së fundmi ka hapur një dosje edhe për çështjen e “Vilës 6”, përcaktuar si godina e Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Pronarët e truallit në konflikt me shtetin i kanë nisur kësaj gjykate urgjent më 18 qershor 2008 një letër, me anë të së cilës e vinin në dijeni për veprimet e paligjshme të shtetit shqiptar përballë kësaj prone private, duke u fokusuar në çështjen e dhurimit të padrejtë të saj qeverisë së Kosovës, për ta përdorur si seli akreditimi në Tiranë. Madje, për habi, përgjigja ka mbërritur vetëm 24 orë më pas, më 19 qershor. Gjykata njoftonte të interesuarit që kishte marrë mesazhin dhe i udhëzonte se si të vepronin më tej. Gjithashtu gjykata i ka njoftuar pronarët e truallit të “Vilës 6”, se për këtë çështje është përcaktuar numri i korrespondencës 29352/08, ku do të relatohen të gjitha materialet e kësaj çështjeje në vazhdim. Saktësisht: Jour file has been given the above number, to which you must refer in any furdher correspondence relating to this case (Dosjes suaj i është dhënë numri i mësipërm, të cilit ju mund t’i referoheni në korrespondenca të mëtejme, që kanë lidhje me këtë çështje). Aktualisht pronarët e truallit të “Vilës 6”, pasi kanë ndërmarrë edhe një komunikim të dytë plotësues me të njëjtën gjykatë, janë në pritje për një “komunikim urgjent” që ky institucion duhet të bëjë me shtetin shqiptar.
Afatet e skaduara
Në fakt, të gjitha afatet e apelimit të vendimit të Zyrës Rajonale të Kthimit e Kompensimit të Pronave të Tiranës, tashmë kanë skaduar. Kështu gjithë davaja e strukturave të shtetit përballë vendimit nr. 137, datë 07.08.2007 të Zyrës Rajonale, K.K.P. të Tiranës, që u njeh trashëgimtarëve truallin e “Vilës 6” në lagjen e ish-bllokut në Tiranë, është e humbur. Saktësisht kanë skaduar të gjitha afatet që Avokatura e Shtetit të bëjë ankimim të vendimit nr. 137, datë 02.07.2007. Madje, sipas ligjit, ato kanë skaduar një muaj më pas, më 2 gusht 2007. E vënë në punë duke falsifikuar, Avokatura e Shtetit pretendoi se nuk e kishte marrë kopjen e vendimit të datës 2 korrik 2007. Pronarët posedojnë dokumente, se Avokatura e Shtetit është lajmëruar në kohë, të cilat tashmë janë bërë publike. Por nuk përfundon këtu. Pasi ligji thotë se jo vetëm Avokatura e Shtetit, por edhe lëshuesit e vendimit të pronësisë vihen përballë afateve kohore të parashikuara me ligj. Kështu, ligji nr. 9684 i datës 06.02.2007 “Për disa ndryshime e shtesa në ligjin 9335, datë 29.07.2004 “Për Kthimin e Kompensimin e Pronës” i ndryshuar, më nenin 16, pika 3 thotë: “Kur vendimi i parashikuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk ankimohet, ose nuk shqyrtohet nga drejtori i AKPP-së brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, ai përbën titull ekzekutiv”. Ndërkohë paragrafi i parë i pikës 1 të nenit 18 përcakton se, “jo më vonë se 30 ditë nga regjistrimi i ankimimit, drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së merr vendim për objektin e ankimit”. Pra, institucionit të AKKP-së i ka humbur e drejta ligjore e shqyrtimit dhe e vendimmarrjes për sa i përket ankimimit të Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit të datës 17.03.2008. Kështu duke qenë se vendimi nr. 137 i datës 02.07.2007 është kthyer automatikisht në titull ekzekutiv, pronarët e truallit të “Vila 6”, në zbatim të Kodit të Procedurës Civile, i janë drejtuar Zyrës së Përmbarimit në Tiranë. Madje, më 19 qershor 2008, pronarët e truallit i janë drejtuar edhe Gjykatës së Tiranës me kërkesë për “lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të vendimit nr. 137, të datës 02.07.3007”.
Dhurata
“Vila 6” iu premtua si dhuratë Qeverisë së Kosovës nga Qeveria shqiptare për ta përdorur si ambasadë të saj në Tiranë. Këto veprime u bënë duke mos marrë parasysh pronësinë mbi truallin mbi të cilën ngrihet godina dhe faktin se pronarët e truallit gëzojnë të drejtën e parablerjes së objektit mbi këtë pronë.
Refuzimi
Gjatë vizitës së këtyre ditëve në Shqipëri, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e përfshiu në axhendën e tij prerjen e shiritit të hapjes së ambasadës së Kosovës në Tiranë, edhe pse një veprim i tillë ishte paralajmëruar në media. Duket, përballë pronës private, shtetarët e Kosovës janë më të kujdesshëm.