Divorci; Shtyhet gjyqi për ndarjen e çiftit Çako-Mula
E caktuar për t’u zhvilluar dje, është shtyrë seanca e radhës për procesin civil të divorcit mes kantautorit Pirro Çako dhe sopranos së njohur, Inva Mula. Në këtë seancë pritej që avokati i sopranos, Mula, t’u përgjigjej rasteve të sjella në gjykatë nga avokatja e Çakos, e cila pretendonte se çifti kishte komunikuar gjatë kësaj kohe dhe se klienti i saj nuk ishte dakord me ndarjen. Por, avokati i Mulës ka pretenduar se këto takime kanë qenë sa për mirësjellje dhe se nuk mund të konsiderohen si takime çifti, pasi kjo martesë nuk konsumohet prej tyre që prej 2 vitesh. Megjithatë, pretendimeve të Pirro Çakos pritet t’u përgjigjet avokati i gruas së tij në seancën e radhës, ndërkohë që për sopranon duket se nuk do jetë një proces i lehtë prishjeje martese.