Çohet si i pandehur në gjykatë, polici i rremë
06/06/2009 Për xhelozi rrahu dashnoren dhe Elvin Bakallin. Pas krimit tha që jam polic
Jak Rucaj, personi që në muajin gusht të vitit të kaluar, keqtrajtoi me sende të forta shtetasin Elvin Bakalli dhe Valbona Karatin, është dërguar si i pandehur në gjykatën e Tiranës për veprat penale të “Dëmtimeve të tjera me dashje”, “Përvetësim titulli apo detyre shtetërore” si dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit”. Mësohet se 48-vjeçari Rucaj nga Tirana, kishte zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për ti prishur qetësinë të dashurës së tij, shtetases Valbona Karati. I pandehuri së bashku me një person tjetër që tashmë është liruar nga akuzat, kanë mësuar se në banesën e të dashurës së tij Valbona Karati ndodhej një shtetas i panjohur. Fill pas këtij konstatimi Jak Rucaj ka shfaqur shenja xhelozie ndaj të dashurës dhe për këtë qëllim ai ka menduar t’ia prishë “festën” asaj me personin që i kishte hyrë në banesë. Mirëpo për vënien në zbatim të planit i pandehuri është paraqitur në banesën e Karatit si punonjës policie. Nga veprimet hetimore rezulton se menjëherë sapo është hapur dera e banesës, i pandehuri Jak Rucaj ka pohuar fjalët “Policia mos lëvizë asnjë, kontroll për drogë”. Pasi ka hyrë në ambientet e shtëpisë Rucaj, ka keqtrajtuar shtetasin Elvin Bakalli si dhe të dashurën e tij Valbona Karati. Mbas keqtrajtimit 48-vjeçari është larguar nga banesa duke telefonuar sallën operative të policisë, në të cilën ka njoftuar se në një banesë që ndodhet në një nga zonat e kryeqytetit ka drogë. Nga ana tjetër në të njëjtën kohë me të pandehurin Rucaj, në sallën operative të policisë ka mbërritur një telefonatë, ku kërkohej ndihma e uniformave blu, pasi një person kishte hyrë në shtëpi dhe i kishte keqtrajtuar. Pas kësaj, reagimi nga ana e policisë së Tiranës ka qenë i menjëhershëm. Në orët e vona të asaj dite specialistë të Sektorit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas deklarimeve të të dëmtuarve është mësuar se protagonist i këtij krimi ka qenë i pandehuri Jak Rucaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Uniformat blu kanë lokalizuar dhe më pas arrestuar të pandehurin, i cili pas daljes së tij para trupit gjykues, përfitoi sërish lirinë. Rucaj ka pranuar akuzat e ngritura nga organi i akuzës dhe pritet që në ditët në vazhdim të fillojë në gjendje të lirë procesi në ngarkim të tij. Burimet pranë organit të akuzës kryeqytetase thanë se si prova materiale për të provuar autorësinë e këtij krimi, do të paraqesin dëshminë e dy të dëmtuarve Valbona Karati si dhe shtetasit tjetër Elvin Bakalli. Ndërkohë që për akuzat e tjera do paraqesin telefonatën e rreme që i pandehuri kreu në sallën operative të policisë.