Jak Rucaj, policisë: Në banesë ndodhen dy persona me drogë
06/06/2009 48-vjeçari akuzohet për tre akuza
Pas denoncimit në polici të kësaj ngjarjeje, arrestimi i të pandehurit ka qenë i menjëhershëm, ndërkohë që pas hetimeve të para të punonjësve të policisë, ka dalë në dritë se për motive të dobëta, polici i rremë ka goditur me mjete të forta Bakallin dhe Karatin. Po kështu, ai dyshohet se ka përvetësuar titull të detyrës shtetërore duke prekur lirinë e të drejtat e personave të tretë, duke u paraqitur si punonjës policie, për mbajtje të municioneve luftarake pa lejë. Gjithashtu, prokuroria tha se Rucaj ka bërë një njoftim të rremë në strukturat policore, me motivacionin se në ambientet e një banese ndodhej dhe fshihej lëndë narkotike. Rastet e ngjashme me këtë, janë të shumtë në familjet shqiptare. Për të ulur nivelin e këtij krimi si dhe dhunës në familje, pas arrestimit të Jak Rucajt Drejtoria e Policisë së kryeqytetit përmes një deklarate për shtyp një ditë më parë, u bën thirrje komunitetit nëse janë të dëmtuar nga shtetasit e sipërcituar apo raste të ngjashme, të denoncojnë pa hezitim pranë strukturave policore të Policisë së Tiranës me qëllim evidentimin e rasteve të tjera të padenoncuara, në numrat telefonikë pa pagesë 129 apo në nr. tel. 23 57 40. Policia e shtetit shumë shpejt do të jetë e pranishme për zgjidhjen e problemeve.