“Jam i sëmurë mendor më dërgoni në shtëpi”
06/06/2009 Kuqo i Beratit tenton sërish të lirohet nga burgu përmes kërkesës në gjykatë
Është arrestuar më 6 maj 2006 nga policia e Beratit, i dënuar me burg përjetë në Itali
Tenton të ripërsërish historinë e disa viteve më për, kur me një vendim gjykate, duke u bërë i sëmurë mendor përfitoi nga burgu dhe vazhdoi veprimtarinë e tij private. Aleksandër Kuqo, një prej personazheve të njohur për përfitimin e tij nga gjykata i është drejtuar sërish shkallës së parë, pasi ka përfituar nga apeli i Vlorës. Vetëm në fund të muajit prill të këtij viti, pra në datë 29 prill 2009, Gjykata e Apelit Vlorë i dha të drejtë Kuqos së Beratit të linte qelinë e burgut dhe të sistemohej në spitalin psikiatrik, i cili aktualisht është në Spitalin e Burgut. Por pa kaluar as dy javë nga ky vendim, Kuqo bënë një tjetër kërkesë. I ndihmuar nga avokatët e tij mbrojtës, Aleksandër Kuqo në datë 25 maj 2009, depoziton në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë një padi. Objekti i kësaj padie është “lirim i të burgosurit”. Statusi i çështjes është në gjykim. Është Petrit Çomo ai që ka në dorë kërkesën e Aleksandër Kuqos. Por bëhet e ditur se ende nuk është caktuar data për shqyrtimin e saj. Është fare e qartë që Aleksandër Kuqo, i quajtur i forti i Beratit, nuk dëshiron të qëndroi në burg as edhe për një ditë. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Kuqo edhe më parë ka bërë një kërkesë të tillë në gjykatë, por nuk i është marr parasysh. Kërkesa e të dënuarit për vrasje është bazuar në nenin 478 e Kodit të Procedurës Penale, ku thuhet se “gjykata mund të vendosë lirimin e të burgosurit kur vazhdimi i burgimit mund të rrezikojë jetën e tij”. Me këtë argument i dënuari për vrasje kërkon lirimin nga qelia duke pretenduar se vuan nga sëmundje, të cilat mund t’i sjellin pasoja, në rast se vazhdon të qëndrojë në qeli. Aleksandër Kuqo është arrestuar më 6 maj 2006 nga policia e Beratit. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Milano në Itali. Ndërkaq strukturat e policisë së Beratit në maj 2006 ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Fierit “për ekzekutimin e vendimit penal nr. 13, datë 22 janar 2003, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për caktimin e masës mjekësore ndaj Aleksandër Kuqos.
Alma Çuka