Këngëtari: Shtyheni gjyqin, nuk jam deri në 28 qershor
06/06/2009 Divorci Mula-Çako
Është shtyrë sërish gjyqi i divorcit midis këngëtarit Pirro Çako dhe sopranos me famë botërore Inva Mula. Shkak këtë herë është bërë mosprania e Çakos si dhe avokates së tij Olta Kotherja, veprim ky që tregon qartë vendosmërinë e Pirro Çakos për të mos prishur lidhjen martesore me bashkëshorten e tij Inva Mula. Si duket kjo ka qenë një nga skemat e radhës që po përdor këngëtari dhe kompozitori i njohur, i cili në përpjekje për të shmangur një divorc të kërkuar nga e shoqja, sërish ka provokuar shtyrje të procesit gjyqësor që po shndërrohet në një maratonë. Po ashtu as avokatia e tij Olta Kotherja nuk është paraqitur në proces. Ajo ka dorëzuar në gjykatë një raport mjekësor në të cilën thuhej se ishte sëmurë. Kurse këngëtari i kishte paraqitur një deklaratë gjykatës në të cilën i bënte me dije se deri në datën 28 qershor të këtij viti nuk do të ishe në vendin tonë. Prandaj kompozitori i kërkonte gjykatës që të shtynte seancën për një datë tjetër, pas kthimit të tij. Në seancën e djeshme, pala e paditur, Pirro Çako dhe avokatia e tij duhet të pyesnin palën paditëse, Inva Mulën dhe avokatin e saj, Sokol Çomo, në lidhje me pretendimet e divorcit. Ndërkohë që një seancë më parë, avokatja e Pirros, i kishte shpjeguar gjykatës se të dy bashkëshortët kishin rënë vetë dakord për të jetuar më vete, ndërkohë që ishin frekuentuar edhe më pas.