Zgjedhjet, 45 profesorë braktisin auditorët për fushatën elektorale
Lista e profesorëve që garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit sipas partive politike. Cilat janë ambiciet e tyre politike dhe kostoja që duhet të paguajnë pas zgjedhjeve
Jonida Tashi
Janë 45 pedagogë që kanë vendosur të braktisin përkohësisht auditorët e universiteteve për të matur forcat e tyre në betejën politike. Përballja tashmë ka nisur dhe pritet që rivaliteti të jetë i fortë, pasi dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, konkurrojnë fuqishëm me njëra-tjetrën përsa i përket futjes në listën e kandidatëve të mjaft emrave nga bota akademike. 17 emra profesorësh ka përfshirë në listën e saj të kandidatëve për deputetë PD-ja, ndërsa PS-ja 21 të tillë. Të njëjtën linjë ka ndjekur edhe forca e tretë politike në vend, LSI-ja, e cila do të përfaqësohet me shtatë emra nga bota akademike. Gjithçka do të vendoset në zgjedhjet e 28 qershorit, ku nëse këta kandidatë shpallen fitues, do të mundin të vazhdojnë më tej ambiciet e tyre politike.
Ambiciet
Dy prej personaliteteve më të njohura të botës akademike, që i kanë shfaqur hapur ambiciet e tyre politike, duke justifikuar kështu edhe faktin pse janë përfshirë në këtë garë, janë rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj. Ndonëse Kule dhe Rrokaj kanë shumë të përbashkëta në karrierën e tyre pedagogjike, duke nisur që nga fakti se të dy punojnë në të njëjtin institucion arsimor, apo se dikur ka qenë Rrokaj eprori i Kules, ndërsa tani e kundërta, mendimet e tyre ndahen kur bëhet fjalë për bindjet politike. Kështu, rektori i Universitetit të Tiranës kandidon në zgjedhjet e 28 qershorit nën logon e Partisë Demokratike, kurse dekani i Filologjikut, me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por, megjithëse garojnë për forca të ndryshme politike, sërish edhe këtu ka diçka që ata i bashkon, që është ambicia e tyre për të drejtuar në mandatin e ardhshëm Ministrinë e Arsimit.
Fushata
Aktualisht, e gjithë vëmendja e trupës pedagogjike që është përfshirë në listat e kandidatëve të partive politike është përqendruar në angazhimet për fushatën, duke i lënë bosh auditorët e fakulteteve. Ky fakt konfirmohet edhe nga dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj, i cili, i kontaktuar nga gazeta “Albania”, ka pohuar se e ka deleguar pushtetin e tij te dy zëvendësdekanët e këtij fakulteti. “Megjithëse ligji nuk më detyron që të jap dorëheqjen nga posti i dekanit të Fakultetit, unë jam dorëhequr moralisht nga ky post, duke ia deleguar pushtetin zëvendësdekanëve. Por vij rrallë në fakultet, vetëm në rastet kur është mëse e nevojshme prania ime si dekan”, - deklaron Rrokaj. Mosdorëheqja nga postet drejtuese në institucionet e arsimit të lartë është një e drejtë që njihet edhe nga Kushtetuta e Shqipërisë. Në Nenin 69 të Kushtetutës thuhet: “Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: gjyqtarët, prokurorët; ushtarakët e shërbimit aktiv; punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar; përfaqësuesit diplomatikë; kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre; kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji. Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin e mësipërm është i pavlefshëm”.
Kostoja
Kostoja politike që personalitetet akademike do t’u duhet të paguajnë pas zgjedhjeve nëse nuk fitojnë do të jetë tepër e rëndë. Ashtu siç ka ndodhur tradicionalisht, hakmarrjet në rrafshin politik në vendin tonë janë tepër të ashpra. Kjo nënkupton që nëse pas zgjedhjeve të 28 qershorit shpallet fituese partia politike ku personalitetet akademike nuk kandidojnë, shanset që ata t’i rikthen sërish vendit të punës që kanë pasur janë të pakta. Për rrjedhojë, përveç humbjes në zgjedhje, personalitetet akademike rrezikojnë të mos ulen më në karrigen ku kanë qenë të ulur më parë. Cilado qoftë partia politike që fiton zgjedhjet, tradita politike në vendin tonë ka treguar se për rivalët nuk mund të ketë vend pune në asnjë prej institucioneve shtetërore.
Futja në provime, fakultetet respektojnë bindjet politike për studentët pa karta
Politika nuk ka kursyer të përfshijë në fushatë elektorale as institucionet arsimore. Ndonëse nuk shfaqen hapur, udhëzimet e nxjerra nga shkollat përmbajnë ngjyrime politike. Kështu, për shembull, në dy fakultete të ndryshme, por brenda një universiteti, nuk aplikohen të njëjtat rregulla për studentët që nuk janë pajisur me karta identiteti. Omer Stringa, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, njëherësh anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka vendosur të mos fusë në provime asnjë student që nuk ka aplikuar për kartë identiteti. Ndërkohë që në fakultetin fqinj, Histori-Filologji, studentët nuk do të kenë të tilla penalitete. Dekani Shezai Rrokaj, që kandidon për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, deklaron se do të zbatojë vetëm rregulloren e universitetit. Sipas rregullores së universiteteve, për të hyrë në provim, një studenti i duhet të ketë frekuentimin e leksioneve dhe seminareve si dhe rezultatet gjatë një viti akademik.
Lista e profesorëve sipas partive politike
17 kandidatët e PD-së
Vath Tabaku, dekan i Fakultetit të Pyjeve, doktor shkencash
Jorida Tabaku, zv.ministre e Integrimit, pedagoge në Fakultetin Ekonomik
Taulant Bino, zv.ministër i Mjedisit, doktor i shkencave biologjike
Mark Marku, publicist i njohur, pedagog në Fakultetin e Filologjisë
Miranda Haxhia, publiciste letrare
Dhori Kule, ish-dekan i Fakultetit Ekonomik, rektor i UT-së
Sherefedin Shehu, zv.ministër i Ekonomisë, doktor i shkencave për menaxhimin financiar
Blerim Koreshi, drejtor i Arsimit, Lushnjë
Gjergji Papa, kryetar i PD-së në Korçë, pedagog
Ledina Ajolli, pedagoge e Universitetit të Korçës
Ismail Hoxha, profesor, pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës
Jonela Spaho, pedagoge e ekonomisë
Adriana Gjoni, zv.ministre e Arsimit, titulli shkencor, “Profesor”
Luciano Boci, zv.rektor i universitetit, kryetar i PD-së, Elbasan
Blerina Copja, doktore e shkencave
Erind Bakalli, pedagog në Universitetin e Elbasanit
Qamil Dika, kryetar i Qeverisë Studentore
21 Kandidatët e PS-së
Vasilika Hysi, pedagoge te Fakulteti Juridik në Tiranë
Besnik Bare, pedagog te Fakulteti i Shkencave
Eglantina Gjermeni, pedagoge, shoqëria civile
Auron Tare, studiues
Anila Agalliu, kryetare e gruas socialiste, mësuese
Valbona Zylyftari, anëtare Asamblesë, mësuese
Adelina Farrici, mësuese
Ledion Lako, pedagog
Ilir Bejtja, pedagog në Fakultetin Ekonomik Elbasan
Agim Leka, kryetar i PS-së Elbasan, pedagog
Luljeta Dollani, mësuese, ish-kryetare e Bashkisë Gramsh
Fredi Kokoneshi, mësues
Elvira Shapllo, pedagoge
Kristaq Kristani, mësues
Olta Xhaçka, Shkenca Politike, pedagoge
Irena Kallco, dekane e Fakultetit Ekonomik, Korçë
Rexhep Ukperaj, mësues
Tatiana Kërxhaliu, mësuese, merret me botime
Paulina Hoxha, pedagoge
Kosta Bajraba, pedagog
Mira Shehu, pedagoge
LSI-ja
7
Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit Histori-Filologji në Tiranë
Sokol Axhemi, pedagog
Pëllumb Xhufi, studiues
Matilda Merxhani, pedagoge në universitetin “La Sapienza” në Tiranë
Enver Roshi, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë
Ervin Muskaj, pedagog i Inxhinierisë
Gjovalin Bushi, pedagog i Mjekësisë
Kushtetuta, funksionarët që duhet të japin dorëheqjen
Neni 69:
Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë pa hequr dorë nga detyra:
gjyqtarët, prokurorët;
ushtarakët e shërbimit aktiv;
punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;
përfaqësuesit diplomatikë;
kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët ne vendet ku kryejnë detyrat e tyre;
kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;
Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të
administratës shtetërore të parashikuar nga ligji.
Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni është i pavlefshëm.
Universitetet, “digjen” projektet e vitit të kaluar
“Digjen” projektet e nisura nga universitetet një vit më parë. Urdhri i fundit, i nxjerrë nga Ministria e Financave, i pengon universitetet për trashëgimin e fondeve nga viti paraardhës. Si pasojë e mostrashëgimit të këtyre fondeve, bllokohen mjaft projekte që kanë universitetet, për kërkime shkencore, në dobi të studentëve që ndjekin arsimin e lartë në auditorët publikë. Lidhur me këtë çështje ka reaguar dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj, sipas të cilit, po cenohet autonomia financiare e universiteteve. Rrokaj shpjegon se me këtë urdhër shkelet ligji i arsimit të lartë, ndërkohë që janë miliona lekë, sipas tij, që nuk dihet se ku përfundojnë. Tashmë universitetet, në bazë të një vendimi nga Këshilli i Ministrave, që nga 1 janari 2009, do t’i përdorin të ardhurat e tyre në bazë të një formule të re financimi, formulë matematikore, e cila do të ndihmojë më shumë ato universitete që do të konkurrojnë nëpërmjet projekteve.
6 Qershor 2009