Marrja e licencave në “One Stop Shop”, në 9 qershor nis punën qendra e re
Hyjnë në fuqi çmimet dhe rregullat e reja për marrjen e lejeve dhe licencave. Marrja e vendimit shkon nga 10- 60 ditë në rastet e sigurisë kombëtare
Ervin KOÇI
Marrja e të gjitha lejeve dhe licencave nga ana e kompanive dhe subjekteve private do të disiplinohet në një sportel të vetëm “One Stop Shop”, që do të njihet si Qendra Kombëtare e Lejeve dhe Licencave dhe do të jetë një simotër e QKR-së. Qendra e re do të nisë nga puna në datën 9 qershor në Tiranë, si një institucioni i vetëm që i vjen në ndihmë bizneseve të reja për regjistrimin dhe licencimin e tyre në një kohë rekord. Ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh se "lançimi i kësaj qendre të re, është pjesë e revolucionit fiskal që ka ndërmarrë qeveria demokratike për të mbështetur zhvillimin e biznesit vendas dhe të huaj në Shqipëri". Në këtë mënyrë, do të mjaftojë vetëm një sportel i vetëm për të aplikuar dhe për të marrë një leje, licencë ose autorizim. Kjo sa i përket fushave të arsimit, transportit, shëndetësisë, sigurisë kombëtare apo edhe shërbimit të përmbarimit. Gazeta “Albania” publikon sot rregullat dhe kriteret e reja mbi bazën e të cilave do të jepen licencat e reja. Afati i marrjes së vendimit sipas këtij dokumenti, është nga 10 ditë për lejet e peshkimit, 30 ditë për lejet e tjera të zakonshme dhe 60 ditë për lejet dhe licencat që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.
Procedurat
Të gjithë personat e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara për të marrë leje dhe licenca, të cilat variojnë nga ushtrimi i së drejtës për prodhim ushqimesh, armësh, hapjen e një universiteti, deri te shfrytëzimi i minierave dhe pasurive të tjera kombëtare. Ligji i ri parashikon edhe elementin e miratimit të lejes në heshtje. Qendra Kombëtare e Licencimit do të miratojë ose refuzojë aplikimin e çdo personi nga dy deri në katër ditë, në varësi të tipit të kategorisë së lejes ose licencës. Nëse brenda këtij afati kohor, QKL-ja ose filialet e saj nuk publikojnë vendimin mbi refuzimin ose miratimin e aplikimit, atëherë leja ose licenca, miratohen në mënyrë automatike. “Mosmarrja e vendimit brenda afatit nga institucioni tjetër vlerësohet miratim në heshtje, përveç rastit kur, para mbarimit të këtij afati, institucioni tjetër shpall në regjistrin aplikativ shtyrje afati për atë rast. Shtyrja e pashpallur në regjistrin aplikativ është e pavlefshme. Shtyrja e afatit bëhet vetëm për shkaqe objektive të pamundësisë për shqyrtimin e kërkesës. Vendimi i shtyrjes sqaron domosdoshmërish edhe shkaqet që e kanë diktuar atë. Shtyrja mund të përdoret vetëm njëherë dhe shtyrja shtesë nuk mund të jetë më e gjatë se vetë afati përkatës i marrjes së vendimit. Kundër vendimit të shtyrjes subjekti kërkues mund të ankohet sipas Kodit të Procedurave Administrative”, - thekson vendimi. Aplikimi për leje mund të bëhet duke dorëzuar dorazi dokumentet në njërin nga sportelet e QKL-së, në mënyrë elektronike, ose me postë zyrtare.
Licencimi dhe autorizimi
Procesi i autorizimit është i ndarë nga ai i licencimit. Autorizimi mund të kërkohet para, gjatë apo pas licencimit nga subjekti drejtpërdrejt tek institucioni përgjegjës. Me marrjen e licencës, subjekti mund të kryejë çdo veprim të lidhur me veprimtarinë e që nuk pengohet nga mungesa e autorizimit. Procesi i autorizimit mund të bëhet pjesë e procesit të licencimit në rastin e licencave të grupit III, si dhe vetëm kur kushtet e autorizimit përkojnë me një apo disa nga kriteret e licencimit dhe institucioni përgjegjës për autorizimin është njëkohësisht edhe vetë institucioni tjetër apo një institucion a strukturë në varësi të këtij të fundit.
6 Qershor 2009