E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat dhe tarifat që do të përdoren për shërbimin e licencimit



Tarifat e shërbimeve të QKL-së janë 100 lekë për rastet e licencimit, për ndryshime në titullin e licencës që kanë të bëjnë me kriteret e licencimit. Ndërsa për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së licencës dhe për ndryshime që nuk kanë të bëjnë me kriteret e licencimit tarifa është 50 lekë. Në rastet e shërbimeve të tjera të përcaktuara në nenin 38 të ligjit “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” nuk aplikohet asnjë pagesë. “Taksat dhe tarifat e posaçme, të lidhura me një licencë të caktuar janë të pagueshme në masën, këstet dhe mënyrat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi dhe ligji për licencat, autorizimet dhe lejet. Në rastin e një tarife të posaçme dhe kur subjekti e merr licencën, tarifa e QKL-së është pjesë e tarifës së posaçme. Ky përcaktim për tarifën nuk zbatohet në rastin e taksës së posaçme”, - thekson vendimi. Nga ana tjetër institucioni përgjegjës për dhënien e një lloj autorizimi shqyrton sistematikisht se regjistrin aplikativ të licencave e lejeve për t’u informuar për subjektet që aplikojnë për licencë, dhe kur autorizimi është i nevojshëm, kontakton me subjektet kërkuese për t’i informuar për nevojën e kërkimit të autorizimit dhe pengesat që mund të ndeshin apo dënimet që mund të pësojnë në mungesë të tij. Subjekti mund të kërkojë një autorizim edhe pranë QKL-së në të njëjtën kohë ose pas marrjes së një licence. Në një rast të tillë, kërkesa për autorizim bëhet e veçantë. Subjekti është i detyruar të përcaktojë qartë arsyet e kërkesës, bazën ligjore dhe institucionin përgjegjës, të cilit ia kërkon autorizimin. QKL-ja pranon vetëm kërkesat për autorizime nga institucione të lidhura në rrjetin e regjistrit të licencave e lejeve dhe me të cilat QKL-ja ka një marrëveshje për këtë shërbim, ku përcaktohen saktë dhe me hollësi procedurat e trajtimit të autorizimeve. Në të gjitha rastet e pranueshme nga QKL-ja autorizimi trajtohet si licencë e grupit III. Pranimi i kërkesave për një lloj të caktuar autorizimi nga QKL-ja bëhet vetëm pasi janë publikuar në regjistrin informativ kushtet e procedurat për atë lloj autorizimi.

BSH: Rregullore e re për pastrimin e parave

Banka e Shqipërisë do të shqyrtojë një rregullore të re për parandalimin e pastrimit të parave, në mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të këtij institucioni mbikëqyrës, do të diskutohet rendi i ditës me disa zhvillime kryesore. Mes tyre janë edhe raporti mbi gjendjen e sistemit bankar në tremujorin e parë të vitit 2009 dhe mbi vrojtimin e aktivitetit të sistemit bankar. Si dhe miratimi i rregullores “Mbi raportimet në Bankën e Shqipërisë sipas Sistemit Raportues të Unifikuar”. Disa prej ndryshimeve të pritshme janë ato në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave” si dhe “Për një shtesë në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë”. Pritet gjithashtu që anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të marrin në shqyrtim rregulloren “Mbi buxhetin e Bankës së Shqipërisë”, si dhe informacionin mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2009 dhe atë mbi ecurinë e rezervës valutore dhe të portofolave të investimeve për muajin prill të vitit 2009.

6 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›