E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorci çon në vetëflijim 50 vjeçarin nga Lushnja

Një 50- vjeçar nga qyteti i Lushnjës ka vendosur ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë. Trupi i pajetë i 50- vjeçarit Agim Qose është gjetur nga kalimtarë të rastit në kodrën e qytetit. Mësohet se 50- vjeçari Qose ishte tregtar mishi në qytetin e Lushnjës prej një kohe të gjatë. Por të dhënat e para pas vetëflijimit të Qoses, tregojnë se ai mund të ketë marrë këtë hap fatal pas divorcit që bëri me të shoqen. Të afërm të familjes Qose kanë treguar se Agimi, qysh pas divorcit me të shoqen, nuk ka mundur do të përballojë stresin dhe presionin e divorcit. Po të njëjtat burime shtojnë se 50- vjeçari kishte kohë që qëndronte i vetmuar dhe pothuajse nuk shkonte fare në dyqan. Ai qëndronte i mbyllur dhe nuk fliste me askënd, duke bërë që familjarët ti qëndronin pranë. Edhe pse nuk ka pranuar të qëndrojë nën shoqërinë e të afërmve dhe miqve të tij, këta të fundit janë munduar ta mbajnë afër, pasi gjendja e tij ishte tepër shqetësues. E mesa duket, nuk kanë mjaftuar përkujdesjet e të afërmve të Agimit, që ky i fundit të mos ndërmerrte një hap të tillë. Menjëherë sapo është marrë lajmi për një person të vdekur në kodrën e qytetit, uniforma të shumta policore kanë mbërritur për të parë nga afër gjendjen. Fillimisht u mendua se 50- vjeçari ishte vrarë, por pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se ai ka gjetur vdekjen pas pirjes së një sasie fotoksine. Mbi trupin e pajetë është ushtruar edhe ekspertiza mjeko-ligjore, e cila ka vërtetuar edhe shkaqet e vërteta të vdekjes. Kështu, pas ekzaminimit të trupit, është nxjerrë edhe komunikimi zyrtar se 50- vjeçari Qose ka gjetur vdekjen nga konsumimi i lëndës vdekjeprurëse, fotoksinë. Edhe pse trupi i Qoses është shoqëruar për në banesën e fundit, vijojnë hetimet për gjetjen e shkaqeve që e çuan 50- vjeçarin drejt këtij akti, duke mos përjashtuar asnjë pistë. 50- vjeçari Agim Qose kishte qenë i martuar prej 23 vjetësh, ndërsa kohët e fundit ishte divorcuar për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte brenda familjes. Dy fëmijët, njëri 20 vjeç dhe tjetri 18 vjec jetonin në emigracion, ndërsa 50- vjeçari Qose mësohet se jetonte vetëm prej 6 muajsh. Ky vendim mesa duket është marrë në një situatë të rëndë psikologjike të 50- vjeçarit, i cili në Lushnjë njihej si njeri me shkallë përgjegjshmërie dhe ndërgjegjësimi të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›