E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçovë, falsifikoi dokumentet, në pranga 46 vjeçarja

Një 46- vjeçare nga Kuçova është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Fier e ka dënuar në gjendje në mungesë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Gruaja, Fiqirete Muka, banore e lagjes Llukan Prifti mësohet se kish falsifikuar dokumentet e saj duke ndryshuar gjeneralitetet. Në vitin 2007, Gjykata e Fierit mësohet se gjykon në mungesë gruan nga Kuçova për falsifikim të dokumenteve, gjykim nga i cili ajo dënohet me katër muaj heqje lirie. Kjo gjykatë me një vendim me numër 79 që mban datën 19. 04. 2007 e shpall atë fajtore duke e dënuar me katër muaj heqje lirie. Muka, mësohet se me anë të falsifikimit kishte përfituar një dokument të ri identifikimi me moshë më të madhe me anë të të cilit përfiton dokumente për jashtë shtetit. Që prej vitit 2007 ajo mësohet se ka qenë në emigrim, ndërkohë që është arrestuar mbrëmjen e së premtes për të vuajtur dënimin. Informacioni i siguruar në rrugë operative se 46-vjeçarja ndodhej në banesën e saj në Kuçovë, solli mbrëmjen e së premtes arrestimin e saj. Ajo u shoqërua mëngjesin e djeshëm për vuajtjen e dënimit në burgun e grave.           

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›